Kategoria Superiore apo Kategoria qesharake? Ja çfarë ndodh para ndeshjes Erzeni-Kukësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një situatë qesharake është ka ndodhur gjatë ditës së sotme sa i përket axhendës së ndeshjes mes Erzenit dhe Kukësit.

Në axhendën e planifikuar më parë Federata kishte vendosur që ky takim të luhej këtë të shtunë në orën 15:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Por, ditën e sotme është raportuar se Federata ka spostuar takimin për ditën e hënë, duke marrë miratimin dhe të kompanisë Oversport që ka të drejtën televizive të Kategorisë Superiore. Si FSHF ashtu dhe Oversport në bashkëpunim me klubin e Kukësit kishin vendosur që ky takim të luhej të hënën në orën 15:00 me arsyen e çuditshme që vetëm në Shqipëri ndodh: “Disa lojtarë të verilindorëve janë me virozë”.

Pas gjithë kësaj situtate absurde dhe qesharake ka ardhur pak orë më parë dhe reagimi i skuadrës së Erzenit.

Në njoftimin e klubit të Erzenit theksohet se ndeshja do të zhvillohet rregullisht sipas kalendarit të përcaktuar më parë, pra ditën e shtunë në orën 15:00.

Nga ana tjetër, Departamenti Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka njoftuar se sfida do të zhvillohet ditën e hënë në orën 15:00.

Kaq mjafton për të kuptuar se në çfarë kampionati qesharak e ka kthyer Federata Shqiptare e Futbllit, Kategorinë Superiore.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV