VIDEO/ Botërori Katar 2022, “një skandal francez?”: Ja reportazhi tronditës i publikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur ka mbetur rreth një muaj nga Kupa e Botës në Katar kanë shpërthyer polemikat në Francë, ku televizioni publik France 2 ka transmetuar një reportazh në lidhje me gjendjen e punonjësve emigrantë të impiantit ku do të qëndrojë kombëtarja franceze.

Xhirimet janë bërë me një telekamerë të fshehur “para verës”, sipas kanalit francez, që ka treguar banesat e vendosura në zonën periferike të quajtur “Zona Industriale”, një lagje “rreptësisht e ndaluar për kamerat”.

Dhoma të ngushta, të mbushura me buburrecë, tualete në gjendje të keqe, lagështirë dhe kondicionerë që nuk funksionojnë me temperaturë 35 gradë.

“Katar 2022: një skandal francez?” titullohet reportazhi tronditës i transmetuar në programin ‘Complement d’enquête’, i cili tregon hendekun goditës mes kushteve të jetesës së punëtorëve dhe luksit të hotelit me 5 yje ku do të qëndrojë kombëtarja e Didier Deschamps gjatë Kupës së Botës.

“Janë gjëra të vogla, mjafton t’i jepet pak ngjyrë…”, u përpoq fillimisht të minimizonte Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i cili pas kritikave të ashpra të ministres së Sportit Amélie Oudéa-Castéra ka lajmëruar se do të bëjë një inspektim të vendit.

Të fundit

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

Lajme të tjera

Web TV