VIDEO/ Ivan Toney vazhdon të shkëlqejë në Premier League: “E meritoj një vend në Botëror”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ivan Toney vijon të shkëlqejë me fanellën e Brentford teksa 26-vjeçari ishte protagonist kryesor i fitores ndaj Brighton me rezultatin 2-0. Pikërisht, dy golat e takimit i realizoi Toney që prek kështu kuotën e tetë golave në 10 ndeshje të këtij sezoni në Premier League duke u barazuar me Harry Kane, ndërsa para tyre qëndron vetëm  Haaland.

Toney po shfaq një formë të shkëlqyer ndërsa tashmë mendon seriozisht grumbullimin e tij me Anglinë për Botërorin e Katarit. Madje, sulmuesi nuk ngurron t’i dërgojë një mesazh trajnerit të “Tre Luanëve”, Gareth Southgate ku thekson se është gati për kombëtaren.

“Ndjehem shumë mirë dhe jam gati për të vijuar me këtë ritëm. E di që të gjithë tashmë flasin për një grumbullim me Anglinë. Sigurisht, u zhgënjeva që nuk pata asnjë minutë në dispozicion në ndeshjen ndaj Gjermanisë, por më duhet të shoh përpara. Duhet të punoj pasi tek Anglia, bëhet fjalë për një nga skuadrat më të mira me lojtarë tejet cilësorë.

Megjithatë, jo për mendjemadhësi, por nuk mendoj se nuk e meritoj kombëtaren. Jam gati për këtë hap dhe jam gati të shfrytëzoj mundësinë time sapo të më jepet shansi”, u shpreh Toney.

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV