Igli Tare: Futbolli drejt përplasjes fatale, mbahen në jetë ekipe të falimentuara si…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë të paprecedentë, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur në një orë leksioni në universitetin “Luiss” me temë me titull “Evoluimi i të drejtës sportive dhe profilit ekonomik e financiar të klubeve”.

Tare kritikoi krijimin e një sërë kompeticioneve të reja sportive si “Conference League”, duke thënë se bëhen vetëm për të shtuar të ardhurat. Ai tha se ekipe me emër si Juventus, Inter dhe Milan janë të falimentuara, por mbahen në jetë sepse “sistemi ka nevojë për to”.

Ndër të tjera Tare kritikoi edhe ndryshimin e futbollit ndërkombëtar:

“Po drejtojmë një Ferrari që herët a vonë do të përplaset. Në futboll po shpiken kompeticione të panevojshme si Conference League që është kompeticioni i humbësve apo Europa League që nuk siguron të ardhura. Është shpikur edhe Nations League që i detyron lojtarët të bëhen robotë. Për të gjeneruar më shumë të ardhura gjenerojmë edhe më shumë probleme.

Futbolli ka marrë rrugën e gabuar. Sot ka klube që edhe pse elitare në Itali si për shembull Juventus, Roma, Milan dhe Inter, teknikisht janë të falimentuara por mbahen në jetë sepse sistemi ka nevojë për to. Është shumë e rëndësishme që në një klub të bësh një plan afatgjatë menaxhimi me projekte të rëndësishme për të mirën e tyre”.

Të fundit

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV