Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Anila Kalleshi: ‘Lifestyle medicine’, si të forcojmë imunitetin në kohën e coronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Anila Kalleshi për Fjala.al

Sistemi ynë imunitar është një koleksion i strukturave dhe proceseve brenda trupit dhe si rol kryesor ka që të na mbrojë trupin tonë kundër sëmundjeve apo trupave të huaj potencialisht të dëmshëm. Sistemi ynë imunitar, kur funksionon siç duhet, identifikon një shumëllojshmëri të kërcënimeve, duke përfshirë: viruset, bakteret dhe parazitët dhe i dallon ato nga indet e vetë trupit të shëndoshë.

Për të rritur funksionin e sistemit tonë imunitar, përveç higjienës së mirë, nevojitet të kemi parasysh:

–           një dietë të mirekuilibruar dhe të shëndetshme, të pasur me antioksidantë, vitamina e minerale,

–           një aktivitet fizik dinamik i përditshëm,

–           shmangia e veseve të dëmshme si: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, përdorimi i drogës,

–           menaxhimi i duhur i stresit,

–           bërja e një gjumi të rehatshëm ,

–           mbajtja afër e njerëzve që të dhurojnë pozitivitet.

“Eat well, move more, stress less, love more”, – është shprehja më e saktë që dr. Din Ornish rekomandon për të gjithë. Pra, ushqehu mirë, lëviz më shumë, stresohu më pak dhe duaj më shumë janë hapat themelorë për një jetë të shëndetshme.

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të siguruar një imunitet sa më të fortë, është të fillojmë me shëndetin e zorrëve tona dhe pikërisht aty ku fshihen themelet e sistemit tonë imunitar.

90% e sëmundjeve që shfaqen në organizëm janë pasojë e mosfunksionimit të mirë të zorrëve dhe helmimit të vazhdueshëm të organizmit nga produktet e ndryshme. Mbarëvajtja dhe mirëqenia e shëndetit të zorrëve lidhet ngushtësisht me sistemin tonë imunitar. Kështu, ne kemi shumë më pak gjasa të sëmuremi, të zhvillojmë alergji dhe të jemi pre e sëmundjeve autoimune.

Të gjitha sëmundjet “hyjnë” në organizmin e njerëzve nga goja, kur përdoren ushqime të papërshtatshme ose kur merren më tepër nga ç’duhet. Në këto raste, stomaku dhe zorrët kthehen në një burim dhe rezervuar substancash toksike. Në zorrën e trashë ka raste kur grumbullohen deri në 10 kilogramë “mbetje” që, po të mos nxirren, mund të qëndrojnë atje për 20 vite me radhë, duke e helmuar madje organizmin e njeriut.

Në këtë rast rekomandimi më i mirë është marrja e probiotikëve nëpërmjet ushqimit. Kjo do të ishte një ide e shkëlqyer. Probiotikët mund të nxisin në mënyrë shumë pozitive sistemin imunitar.

Ushqimet që ofrojnë baktere të mira apo miqësore, të domosdoshme për aparatin tretës, janë ushqimet e fermentuara: kosi, turshitë e ndryshme, kefiri, lakra turshi, djathi i butë etj. Shumica e probiotikëve duhet të mbahen në frigorifer, për të zgjatur afatin e tyre.

Vitaminat dhe mineralet sjellin një mirëqenie shumë të mirë për sistemin tonë imun.

VITAMINA C

Ekziston një lidhje e fortë e vitaminës C me sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë: portokallet, mandarinat, limonët, qitrot, domatet, spinaqi, brokoli, asparagët, papaja, kivi; frutat e pyllit, si: boronicat, luleshtrydhet, manaferrat, lakërishtat, lakra e Brukselit, specat e verdhe dhe të kuq.

VITAMINA E

Ashtu si vitamina C, edhe vitamina E mund është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin tuaj të luftojë kundër infeksioneve. Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë, në veçanti në botën bimore: drithëra integrale, filizat e grurit, soja, lakra e kuqe, brokoli, perimet me gjethe jeshile, spinaqi, gruri integral, vezët dhe vajrat bimorë, manat, kajsia, avokadoja dhe te bajamet e arrat. Në sasi të vogla gjendet edhe në produktet e qumështit.

VITAMINA B6

Kjo vitaminë e rëndësishme është pjesë e rreth 200 reaksioneve biokimike në trupin tuaj. Ushqimet e pasura me vitaminë B6 përfshijnë: bananet, buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, shpendët, thjerrëzat, spinaqi, patatet etj.

VITAMINA A

Ka një efekt antioksidant që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar ndaj infeksionit. Burime të vitaminës A janë: vaji i peshkut, mëlçia, karota, perimet jeshile dhe të verdha me gjethe, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit, gjalpi, frutat në ngjyrë të verdhë.

VITAMINA D

Vitamina D është ndër vitaminat e vetme që trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetvetiu. Burimi kryesor në prodhimin e vitaminës D janë rrezet e diellit. Vitamina D është e domosdoshme për rregullimin e nivelit të kalciumit dhe fosforit në organizmin tonë, duke luajtur rol kyç në mbajtjen e strukturës normale të eshtrave. Ne kemi nevojë për vitaminë D në mënyrë që trupi ynë të absorbojë kalcium dhe fosfor nga dieta jonë e përditshme ushqimore.

Këto minerale janë të rëndësishme për të mbajtur eshtrat, dhëmbët dhe muskujt e shëndetshëm. Burime të vitaminës D janë: mishi i peshkut dhe vaji, qumështi, vajrat, djathi, gjalpi, e verdha e vezës, kërpudhat, mëlçia. Vitamina D gjendet edhe në disa bimë: avokado, banane, kakao, filizat e grurit dhe ushqime të fortifikuara si qumështi, lëng portokalli dhe drithërat integrale.

Me kombinimin e ushqimit me ndonjë shtesë të vitaminës D dhe ekspozimit në diell mund të kënaqen nevojat ditore të organizmit për këtë vitaminë, por shumë njerëz e kanë të vështirë absorbimin e vitaminës D nga ushqimi, kështu që nëse keni një mangësi të vitaminës D, duhet të bisedoni me mjekun tuaj për shtesat që duhet t`i bëni me këtë vitaminë.

FOLATET DHE ACIDI FOLIK

Folatet janë forma natyrale dhe acidi folik është forma sintetike, shpesh e shtuar në ushqime për shkak të përfitimeve shëndetësore. Acidi folik dhe folatet janë vitamina të grupit B, të quajtura dhe si B9. Për të marrë më shumë folate, konsumoni më shumë fasule, thjerrëza dhe bizele në menynë tuaj, në baza të rregullta, si dhe perimet jeshile. Ju gjithashtu mund të merrni acid folik në ushqime të fortifikuara, si: buka, pasta, orizi, limoni, portokalli, banania, pjepri, mëlçia, patatet me lëvore, panxhari etj.

Lexo edhe :  Rama njofton takimin me shqiptarët në Selanik: ''Rikthehem me kënaqësi të dielën''

HEKURI

Jo vetëm që është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur në jetë organizmin tonë, por ai kujdeset dhe për rritjen e sistemit imunitar. Ushqimet që përmbajnë hekur janë: mëlçia, veshkat, zemra, frutat e thata, mishi i kuq, vezët, midhjet, perimet jeshile, fasulet, lakra, spinaqi, thjerrëzat, rrepkat, kajsia, pjeshkat, kumbullat etj.

SELENI

Seleni duket se ka një efekt të fuqishëm në sistemin imunitar. Seleni është elementi i vetëm metalik që e mban njeriun të ri, të shëndetshëm e të fortë. Ushqimet që përmbajnë selen janë: mishi, peshku, drithërat, perimet, domatet, lakrat, hudhrat, qepët, ushqimet e detit.

ZINKU

Meqenëse ndihmon në formimin e limfociteve T, zinku luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Zinkun mund ta gjejmë te mishi i viçit pa yndyrë, peshku, gaforret, arrat, drithërat, mishi i shpendëve, bananet, avokado, lulelakra, kastravecët, patatet, spinaqi dhe produktet e payndyrshme të bulmetit,etj.

HUDHRA

– Hudhra është një nga ato ushqime që ka aftësinë për të forcuar sistemin imunitar duke stimuluar shumëzimin e qelizave që kanë rolin në luftimin e infeksioneve. Ajo gjithashtu ndihmon në pastrimin e toksinave dhe qelizave kancerogjene nga trupi dhe mbron zemrën nga formimi i pllakave në arterie. Në mitologjinë aziatike, hudhra e zezë thuhej që ofronte përjetësinë. Hudhra e zezë e thënë më thjesht është një hudhër gati e kalbur. Për të arritur kalimin e hudhrës në gjendje të kalbur, është e nevojshme ta mbani atë në një dhomë me një temperaturë dhe lagështi të caktuar. Hudhra “e kalbur” ka dyfishin e sasisë së antioksidantëve të hudhrave normale. Duke konsumuar dy apo tri pjesë hudhre, jo vetëm që do ta lehtësoni gripin, por edhe do të rrisni imunitetin. Nëse dëshironi që të pini një çaj hudhre, mund t’i shtoni mjaltë për t’ia “zbutur” shijen. Hudhra mund të shtohet edhe në gjella të nxehta apo supë për të luftuar sinusin, ndërsa përfitimet më të mëdha të hudhrës janë kur hahet e papërpunuar.

AGRUMET

Agrumet ndihmojnë mjaft në përmirësimin e sistemit imunitar. Vitamina C që agrumet përmbajnë, mbron nga sëmundjet, përveçse e forcon trupin. Favorizon përthithjen e hekurit qe merret nga perimet. Agrumet janë të shkëlqyera edhe për parandalimin e ftohjeve stinore, gripit, stomatitit, gengiviteve dhe sëmundjeve infektive.

XHINXHERI

Xhinxheri është i dobishëm në trajtimin e stresit, stimulon lirimin e hormonit të kortizolit dhe ndihmon trupin për një sistem nervor qendror të qetë. Gjithashtu, lehtëson një rezistencë të madhe ndaj temperaturave të nxehta apo të ftohta dhe lodhjes.

ECHINACEA

Echinacea (bimë mjekësore). Gjithmonë e këshilluar për parandalimin e ftohjeve tipike në periudhën dimërore, por mund të përftohet edhe në formë kapsule apo si çaj. Ekstraktet e saj ndihmojnë për mbrojtjen sistemit imunitar të organizmit, që kur reagon shton aftësinë e rruazave të bardha të gjakut të shkatërrojnë bakteret dhe viruset.

KAROTA

Të pasura me betakarotene, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të gjakut për të luftuar infeksionet, duke mbështetur veprimin e limfociteve dhe për të ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, duke e pastruar trupin dhe ngadalësuar plakjen. Ato janë një nxitës i mirë i qelizave makrofage, të cilat prodhojnë ato substanca që shkatërrojnë qelizat e kancerit.

KËRPUDHAT

Disa lloje kërpudhash janë konsideruar si ilaçe të vërteta. Për shembull, shiitake, maitake dhe reishi. Gjenden edhe si kapsula, të lehta për t’u përtypur, duke lehtësuar aktivitetin e sistemit imunitar ndaj infeksioneve, kancerit dhe alergjive.

KURKUMA

Ka hyrë në mjekësi me termin Ayurvedic për pastrimin e përgjithshëm, tretjen, antiinflamator, artritit dhe çrregullimet e mëlçisë, përmban vitaminë C dhe ka veti të larta antioksidante. Lufton gripin dhe sëmundjet sezonale.

MOS KONSUMONI SHEQER!

Sheqeri, veçanërisht ai i përpunuar, komprometon aktivitetin e sistemit imunitar. Ndaj duhen evituar pijet me gaz, lëngjet dhe produktet e konservuara të cilat kanë shumë.

ZVOGPLONI STRESIN

Stresi është shkaku kryesor i rënies së sistemit imunitar, pasi dobëson qelizat e bardha të gjakut që reagojnë më pak ndaj stimujve të jashtëm, duke e lënë trupin tonë më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Thjesht kushtojini disa orë në javë jogës, shëtitjeve në natyrë dhe aktivitete të tjera që na lejojnë të pushojmë dhe të harrojmë ngarkesat ditore. Aktiviteti fizik është një bekim.

FLINI MË SHUMË

Flini më shumë. Të flini orët e duhura e lejon trupin tonë të rigjenerohet dhe të rifitojë energjitë e konsumuara gjatë ditës.

STOP DUHANIT

Duhani është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Por duhani është një kontribuues i madh për rritjen e inflamacionit, rrit formimin e mukusit në traktin respirator. Sistemi imunitar është i lodhur dhe nuk është më në gjendje të kryejë plotësisht punën e vet.

Të fundit

Atentati me tre të vrarë, Berisha: Nesër solidarizohemi me Shkodrën

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe njëherë tjetër te marshimi i thirrur nga Partia Demokratike në solidaritet...

“150-500 euro një provim”/ Aktivisti zbulon tarifat e pedagogëve

Policia e Elbasanit ka arrestuar këtë të premte disa pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë. Për...

E BUJSHME/ Disiplina me “dorë të hekurt”, dënim drastik për Tiranën

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Tirana është dënuar të luajë të...

Të huajt preferojnë Durrësin e Vlorën/Nga cilat shtete vijnë për të jetuar në shqipëri

Por çfarë ndarje ka popullsia banuese sipas grupmoshës në këto dy qytete bregdetare? Referuar Censit 2023, nga të dhënat e Institutit të Statistikave, në qytetin...

Sa përfitojnë të moshuarit / Sa lekë do të jepen për indeksimin dhe bonusin e fundvitit!

Buxheti i vitit të ardhshëm pritet që t’i përgjigjej edhe sfidës së pensioneve dhe reformës së re të paralajmëruar nga qeveria. Qeveria po bëhet gati...

Lajme të tjera

Web TV