20 tetor 1900/ Naim Frashëri, apostull i shqiptarizmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 20 tetor të vitit 1900, ndërron jetë Naim Frashëri poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”. Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve.

Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” më 1869. Atje ra në kontakt me idetë e iluminizmit frëng dhe veprat e Rusoit e Volterit. Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e Badenit në Perandorinë Austro-Hungareze. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat.

Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll, ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e Gramatikës së Kristoforidhit. Pas arrestimit të Abdylit në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip.

Lexo edhe :  Gustav Weigand, një guhëtar pionier i Ballkanit

Mbylli sytë më 20 tetor 1900. Gjuhët e huaja të nxëna nga mësimet te para private dhe më tej përgjatë shkollimit në Janinë bënë që, sipas Robert Elsie, Naimi ishte një shembull parësor i intelektualit osman të shekullit të XIX që ndihej njëlloj i ambientuar si me kulturën Lindore ashtu dhe Perëndimore. Naimi është autor i gjithsej njëzetedy veprave: katër në osmanishte, dy në persishte, dy në greqishte dhe pesëmbëdhjetë në shqipe.

Të fundit

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që...

Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake: Krijimi i Konfederatës së Rinit

13 Korrik 1806 Më 13 korrik 1806, gjashtëmbëdhjetë shtete gjermane shpallën shkëputjen e tyre nga Perandoria e Shenjtë Romake dhe formuan një aleancë të re:...

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të meshkujve dhe femrave, si dhe...

18-vjeçari humb kontrollin e mjetit! Vdes pasagjeri 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40 (12 Korrik). Raportohet se mjeti tip...

Berisha – fati ynë apo zgjedhja jonë?

Fatos Tarifa Tre individë kanë dominuar historinë politike të shqiptarëve qysh nga krijimi i shtetit tonë të pavarur - Ahmet Zogu (1924-1939), si kryeministër, si...

Lajme të tjera

Web TV