Turqia bën thirrje për heqje të sanksioneve ndaj Iranit dhe Venezuelës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia ka thënë të premten se heqja e sanksioneve të Perëndimit ndaj shteteve si Irani dhe Venezuela, do të lehtësonte krizën globale të energjisë, të nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar sektorin e naftës në Venezuelë prej vitit 2019, derisa Iranin pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Irani është shteti i dytë në botë për rezerva të gazit natyror – pas Rusisë – mirëpo i mungon infrastruktura për rritje të eksporteve.

Aktualisht Irani realizon eksporte të kufizuara në Irak dhe Turqi.

“Gjithë botës i duhet nafta dhe gazi natyror i Venezuelës. Në anën tjetër, ekzistojnë embargo në naftën iraniane”, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Hiqni këto sanksione… nëse dëshironi që të bien çmimet, hiqni embargot nga shtetet që do të ofrojnë produktet e tyre në treg”, ka thënë ai.

“Ju nuk mund të zgjidhni problemin duke e kërcënuar një shtet”.

Vendimi i Moskës për të ndaluar furnizimet me gaz në Evropë – pas sanksioneve që ia ka vënë Perëndimi për luftën e nisur në Ukrainë – ka shkaktuar krizë në kontitent.

Përveç bizneseve, dhe ekonomitë familjare janë paralajmëruar për një dimër të vështirë.

Turqia – vend anëtar i NATO-s – mban marrëdhënie të mira, edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.

Por, ajo nuk i është bashkuar Perëndimit në vënien e sanksioneve ndaj Moskës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Lexo edhe :  43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Radio Evropa e Lirë

Të fundit

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve...

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

Lajme të tjera

Web TV