“Hapja e dosjeve, qasje e gabuar”/ Vangjeli: Kim do ta kthejë SPAK-un nga kotele në tigër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka qenë i ftuar në “MCN Live”, ku ka komentuar ngjarjet e fundit të aktualitetit politik në vend, 30 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, dhe ligjin për hapjen e dosjeve.

Vangjeli tha në Tiranë ka hyrë në skenë një pushtet i ri, që është pushteti gjyqësor, dhe theksoi se Rama nuk është aktor i vetëm, pasi aksioner në sistemin e drejtësisë janë partnerët amerikanë.

Metaforikisht analisti e krahasoi SPAK-un me një kotele, ku ambasadorja amerikane po bën tentativa që kotelja të kthehet në një tigër.

“Në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese i vetmi person që mungoi ishte kryetari i GJK, edhe njëherë politika mori rolin e violinës së parë. Kryeministri është shefi i ekzekutivit, në një kohë edhe shefi i Parlamentit, që e ka si shtojcë të tij. Ndërkohë që ajo gjë që pak është kuptuar, është që në Tiranë ka hyrë një pushtet i ri në skenë, pushteti gjyqësor. Ne na duket normale që kryeministri dhe të tjerë ta trajtojnë gjyqësorin si pacient, por ka ndryshuar koha. Kryeministri kishte çelësin për ta kontrolluar sistemin, përmes Parlamentit dhe me firmën e Presidentit. Njerëzit e shikonin dje politikanin si mjetin e vetëm për të bërë karrierë. Reforma në drejtësi këtë mekanizëm e rregulloi. Kjo tani është në letër. Praktika është larg bindjes së përgjithshme, idiote, ku një shumicë e madhe flet për kapje të pushtetit gjyqësor nga kryeministri. Ai nuk është aktor i vetëm, pasi aksioner janë partnerët tanë amerikanë.

Drejtësia godet individin, qoftë me pushtet, qoftë pa pushtet. Rama, Meta apo Berisha kanë një tjetër lloj gjykatësi, jo pushtetin gjyqësor, por 3 milionë e 600 e ca mijë shqiptarë. Një politikan shkon e votohet, atë ka gjykatës të epërm. Edhe kur Rama thotë se përgjegjësia individuale, ai do përgjigjet për firmën e vet, apo qoftë pse ka zgjedhur bashkëpunëtorë të gabuar. Për momentin po e shikojmë që SPAK-u është kotele, që pret çfarë thotë kryeministri, ambasadorja amerikane, doktori nga frëngjia e tij, apo si u zgjua Iliri. Ata nuk e dinë pushtetin e vet. Ajo që dëgjoni nga ambasadorja amerikane, është tentativa që kjo kotele të mos bëhet një mace lozonjare, por të bëhet një tigër. Nuk kemi një brez solomonësh këtu, gjykatës të epërm. Unë besoj që përkundër padurimit dhe ngutit, ne duhet të mësojmë të presim. Ata që të tjerët e kanë bërë për qindra vjet, ne s’mund ta bëjmë në 3-4 stinë”, tha ai.

Sakaq, ai komentoi edhe ligjin për hapjen e dosjeve, duke theksuar se nuk mund të ligje për emra të përveçëm. Vangjeli tha se duhet transparencë nga ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, por ata s’mund të pengohen të vazhdojnë karrierën, duke kundërshtuar kështu nismën e PS, që ka propzuar që këta emra të mos jenë kryetarë partish.

Lexo edhe :  Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

“Nëse do lexohej fiks siç e tha Rama, do ishim përballë një gabimi të madh. S’mund të bëhen ligje për emra të përveçëm, nga pikëpamja formale dhe morale. E gjithë kjo histori është kaq e vonuar në kohë, është njësoj sikur të marrësh 3-4 muaj pasi ke kaluar Covid-in kurën, që jo vetëm s’të shëron, por ndoshta është e dëmshme. 30 vjet janë shumë. Nëse ke bërë një vrasje pas 25 vjetësh shoqëria të konsideron të rehabilituar. Ka një institucion që quhet institucioni i rehabilitimit. Dikush që ka bërë faj dje, s’mund të jetë përjetësisht fajtor. Nuk mund të ketë pengesë për karrierën e dikujt, edhe nëse e ka këtë njollë. Po duhet transparencë. Të rrëfejë çfarë ka bërë dje dhe është tjetër gjykatës që e vendos këtë, populli. Nëse populli vendos të zgjedhë një maskara, përpara një shenjti, kështu qoftë! Është një qasje e gabuar, është të tentosh të zgjidhësh problemin e të sotmes, duke u bazuar në të shkuarën”, tha analisti.

Të fundit

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV,...

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund të arrestohet për korrupsion para...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Lajme të tjera

Web TV