Votuan hapjen e dosjeve, Harxhi sulmon deputetët e PD: T’ju vijë turp, shiteni për 5 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj grupit të përçarësve të Enkelejd Alibeajt, pasi votuan mbrëmjen e djeshme pro hapjes së dosjeve.

Ajo thotë se 18 deputetët që kanë votuar mbrëmë në Kuvend, e kanë marrë mandatin të pamerituar nga Lulzim Basha. “Marre/turp t’ju vij të gjithëve bashkë që jeni përdorur nga bijtë e bllokut…”, shkruan Edith Harxhi ndër të tjera.

Ajo deklaron se ky është një skandal që shuan përfundimisht qëllimet e vërteta, jo vetëm për të mos bërë drejtësi për krimet e komunizmit, por për ta mbyllur turpshëm këtë diskutim në një kohë që demokratët prisnin dekomunistizimin.

Shënimi i plotë i Edith Harxhit:

Të nderuar miq, mbrëmë në mesnatë grupi i deputetëve të drejtuar nga #enkelejdalibeaj dhe i famshmi nga raportet e inteligjencës amerikane, #lulzimbasha, kanë bashkuar haptazi votat me maxhorancën neo-bllokmene për një ndryshim ne ligjin Nr.45/2015 “Per te Drejten e Informimit per Dokumentat e ish-Sigurimit te Shtetit te Republikes.”

18 deputetët e Partisë Demokratike të cilët kanë përfituar mandatin e pamerituar nga #LulzimBasha dhe fatkeqësisht kanë marrë besimin e mijëra demokratëve, do ta marrin me vete këtë turp deri aty ku ata do të frigoheshin!

Marre/turp t’ju vij të gjithëve bashkë që jeni përdorur nga bijtë e bllokut, ju të ashtuquajtur bij të të persekutuarve që ose jeni të blerë e të shitur për pesë lek, ose vuani sindromën e Stokholmit.

Ky është një skandal që shuan përfundimisht qëllimet tuaja të vërteta jo vetëm për të mos bërë drejtësi për krimet e komunizmit por për ta mbyllur turpshëm këtë diskutim në një kohë që demokratët prisnin dekomunistizimin.

Ju o 18 deputetë të mjerë keni pranuar turpin e madh pa kërkuar falje ndaj askujt që shumë prej jush në drejtim të PD deri vjet, nuk keni bërë asgjë për dekomunistizimin.

Pse nuk i bashkuat arkivat dhe të hapeshin ato për këdo? Pse nuk futët këtu edhe ish-hetuesit dhe gjykatësit e gjyshërve dhe prindërve tuaj, ish- ekzekutorët e mijëra shqiptarëve? Pse nuk propozuat ligj lustracioni të plotë siç premtonte ish -kryetari juaj “rusofil” para një viti në 8 dhjetor?

Ky ishte show juaj i fundit politik. Pas kësaj ju mund të merrni vetëm mëshirën e të persekutuarve të pafajshëm dhe të vërtetë, të demokratëve dhe të djathtëve në kohën kur ne diskutojmë të ardhmen ideologjike të së djathtës tonë.

Ky ishte një skandal dhe duke u bërë pjesë e maxhorancës në fuqi, të cilët e hodhën poshtë Ligjin e Lustracionit të propozuar nga ne në vitin 2008, ju shitët përfundimisht kauzën tonë antikomuniste!

Unë dhe shumë demokratë kemi vendosur moralin para çdo debati dhe veprimi politik, por ju nuk pyesni për moral.

Për mua rëndësi ka vota që ju keni bashkuar me neo-bllokmenët, baballarët dhe gjyshërit e të cilëve vranë dhe persektuan gjyshërit dhe familjet e tuaja. Gjaku nuk bëhet ujë, dhe as justifikimet teatrale të Enkelejdit nuk e mbulojnë dot turpin tuaj.

Jam pro me dy duar për dekomunistizimin e plotë të shoqërisë sonë, sepse pa atë nuk do të ketë demokraci të plotë në këtë vend, por nuk mund të bëhem palë kurrë me ata që tallen me lustracionin, që e kanë tjetërsuar atë ndër vite, që e kanë bastarduar kauzën antikomuniste shqiptare dhe që e përdorin atë për gjueti shtrigash.

Dekomunistizimi i Shqipërisë nis nga largimi i qeverisë aktuale! Ju tashmë jeni pjesë e saj, bashkëpunëtorë të tyre, bashkëpunëtor në krim. Marre t’ju vijë!

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV