Turqia po i ‘tremb’ me raketa, reagojnë grekët: Doni të na tmerroni, por ne…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, kudo në Turqi flitet për një projekt të fshehtë të raketave të quajtur Tayfun, që duket se ka qenë duke u zhvilluar prej disa vitesh. Mirëpo, duket se testimi i saj, ka synuar të trembë “rivalin” e Turqisë, Greqinë, pas tensioneve të njëpasnjëshme.

Megjithatë, duket se pa sukses…

Përfaqësuesi i qeverisë greke Janis Economou deklaroi gjatë ditës së sotme se “sado që presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe lidershipi turk përpiqen që me propagandë e kërcënime të panikojnë e tmerrojnë, Greqia mbetet një faktor stabiliteti dhe se “ajo mbetet e vendosur në çështjet që lidhen me sovranitetin kombëtar”.

Economou iu referua kërcënimeve të presidentit turk dhe shtoi se të gjithë e kuptojnë se “pretendimet e tij janë të pabaza dhe johistorike.”

“Ne nuk provokojmë. Ne jemi faktor stabiliteti dhe paqeje, por jemi absolutisht të palëkundur në çështjet e sovranitetit kombëtar dhe jemi absolutisht të aftë të menaxhojmë çdo kërcënim në mënyrë efektive”, tha ai.

Kujtojmë se presidenti turk, duke folur për raketën balistike Tayfun që Turqia testoi ditët e kaluara, tha dje se “Turqia po forcon sistemet e mbrojtjes ajrore, raketat, të blinduara…” Lideri turk tha se Turqia po përpiqet të kalojë në një nivel tjetër, me risitë teknologjike, duke i treguar botës guximin dhe vendosmërinë e tyre.

Të fundit

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Lajme të tjera

Web TV