VIDEO/ Man City dhe Haaland fundosin Brighton, Everton kthehet tek fitorja ndaj Palace

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City vijon me ecurinë pozitive, ndërsa në raundin e 13-të të Premier League, triumfoi ndaj Brighton me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë foli e gjitha për Manchester City-n, me Haaland që gjeti golin e avantazhit në minutën e 22’. Ndërsa në minutën e 43’ ishte po norvegjezi që do të realizonte megjithëse këtë herë shënoi me një goditje shumë të fortë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fraksionin e dytë, më saktësisht në minutën e 53’ Brighton tentoi të reagonte, me Trossard që ngushtoi diferencat. City mori sërish situatën në dorë, me De Bruyne që realizoi një super gol në minutën e 75’.

Pas këtij takimi City renditet në vend të dytë me 26 pikë, teksa Brighton në vend të 8 me 15 pikë.

Everton-Crystal Palace e mbyllën raundin e 13-të të Premier League me rezultatin 3-0. Ndonëse ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, fati dukej se ishte me vendasit.

Në minutën e 11’ Clavert-Lewin i dhuroi golin e avantazhit ekipit të tij. Ndërsa në fraksionin e dytë rrugën drejt rrjetës e gjetën Gordon në minutën e 63’ dhe McNeil në minutën e 84’.

Pas këtij takimi Everton ngjitet në vend të 11-të me 13 pikë, teksa Crystal Palace bie në vend të 12-të me po 13 pikë të grumbulluara.

https://youtu.be/dbWkhfiQQb8

 

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV