Vjosa Osmani: As SHBA dhe as BE nuk kanë kërkuar që të heqim dorë nga njohja reciproke!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja  e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për mediat në Prishtinë, pas takimit me hologun e sa nga Malta, Gorge Vella, u pyet për deklaratat e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që Kosova të mbështesë një marrëveshje me Serbinë, që nuk përfshin njohjen reciproke. Por, Osmani tha se bëhet fjalë për “marrëveshje specifike”, që duket se është referencë një propozim të Francës dhe Gjermanisë për të cilin kanë raportuar mediat. Më tej shtoi se marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Maltës, kanë një potencial të madh për t’u thelluar edhe më tej. Osmani e përmendi gjithashtu edhe çështjen e liberalizimit të vizave. “Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret në procesin e liberalizimit të vizave. Duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ky proces. Prandaj shpresojmë që vendimi të merret më së largu në nëntor, gjatë presidencës çeke, e që pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deritanishme duke mos përcaktuar kritere të reja teknike të cilat vetëm do ta vazhdonin padrejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, deklaroi ajo.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV