Luftë e re në horizont? Shtohen tensionet mes dy Koreve, “betejë” në det mes anijeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon në ngritje niveli i tensionit në Lindjen e Largët, ku protagoniste mbetet gjithmonë Koreja e Veriut.

Pas një muaji ku regjimi i Penianit ka treguar ‘muskujt’ me hedhje raketash balistike, parada ushtarake dhe stërvitje ajrore , dje ngjarja e fundit përfshiu dy anije të dy Koreve, ku nuk munguan as shkëmbimet e zjarrit.

Si gjithmonë, versionet e dy vendeve ndryshojnë totalisht, dhe ndërkohë që pala e Seulit tregon për një shkelje të kufirit detar nga ana e një anije tregtare të Penianit, këto të fundit akuzojnë Korenë e Jugut për provokime të cilave i është përgjigjur ushtria e regjimit komunist.

Përtej episodit, që gjithsesi nuk duket se ka patur një bilanc të rëndë, ajo që shqetëson më shumë analistët është aktivizmi i Peniant, që zakonisht i ka paraprirë një ngjarje më të madhe.

Burime amerikane së fundmi kanë pohuar se gjasat që Kim Jong Un të vendosë për një test bërthamor, të shtatin e vendit të tij, janë shumë të larta, duke alarmuar një rajon të “nxehtë” edhe për dinamikat midis Kinës dhe Tajvanit.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV