Vdekja e Lear Kurtit/Lala ngre dyshime: Përse erdhi patrulla e dytë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala, po diskutojnë në studion e “Pikat mbi i” në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit, i riu që humbi jetën ndërsa ishte i shoqëruar në Komisariatin numër 3 të kryeqytetit.

 

Laka ka treguar se në kohën e shoqërimit patrullat policore nuk kanë pasur kamera trupi çka do të ndihmonte në zbardhjen e të vërtetës.

Lala: Nuk dua të hyj në politikë, konstatoj se ka disa boshllëqe. Kurti është ndaluar nga një patrullë por një patrullë e dytë e ka shoqëruar në komisariat. Këtë duhet të shpjegojë Prokuroria.

Patrullat nuk kanë pasur kamera trupi. Disa miq më thanë, edhe pse iu shmangën kamerave, ka thirrur 30-40 minuta duke kërkuar jashtë komisariatit të shoqërohej Leari në Komisariat.

Kur Leari futet në komisariat është në pamundësi për të ecur.

Nëna mohon të ketë pasur sëmundje shëndetësore. Familja dhe miqtë e tij e mohojnë sëmundjen. nëna e kishte shumë shqetësim e këmbënguli që djali i saj nuk ka pasur asnjë sëmundje.

AMP sa herë janë të përfshirë uniformat blu japin disa deklarata të shpejta që nuk na mbushin me besim. Si në rastin e Klodian Rashës që ende mbeti jetim faji kush e la pistoletën atje. në të tre ngjarjet Ardi Veriu ka qenë në krye të institucioneve policore. Në rastin e Pjerin Xhuvanit, Klodian Rashës dhe Lear Kurtit. Sot Prokuroria tha kemi nisur hetim për veprime arbitrare dhe mos dhënie ndihme, ndryshe nga sa deklaroi AMP më parë.

Zheji: Duhen ndarë disa gjëra. Kishte përkatësi politike Lear Kurti? Mund të kishte trajtim çnjerëzor për shkak të bindjeve politike? A kishte precedentë penale? Mund të jetë person që mund të ketë pasur llogari të hapura dhe persona duke shfrytëzuar uniformën mund të kenë shfrytëzuar postin për të marrë hak. A është e besueshme Prokuroria? Palët duhet të kuptojnë më mirë të thuash një të vërtetë të hidhur se sa të fshehësh.

Lexo edhe :  Vrau babain në bashkëpunim me nënën, si gënjeu 26-vjeçarja: U rrëzua në tualet dhe vdiq

Lala: Nuk mund të njolloset e gjithë policia

Zheji: Veliu, kemi të bëjmë me një person që mendon se është shumë më inteligjent se opinioni publik që e mendon budalla.

Të fundit

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, duke...

Çështja “Epstein”, Trump kërkon dëshminë e miliarderit Rupert Murdoch

Trump kërkon që Rupert Murdoch të dëshmojë brenda dy javësh në çështjen për shpifje ndaj Wall Street Journal Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar...

Vrau 52-vjeçaren në banesën e saj dhe i vuri flakën, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Policia e Pogradecit ka zbardhur rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, në Pogradec, ku një 31-vjeçar vrau me thikë një...

Plagoset rëndë me thikë i moshuari në Durrës, detajet e para nga ngjarja

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Autor i kësaj...

Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës...

Lajme të tjera

Web TV