Fitorja e Superkupës së Italisë, Igli Tare nuk harron thumbimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, shqiptari Igli Tare ka folur për suksesin e klubit të tij pas fitores së Superkupës së Italisë në finalen me ekipin e Juventus mbrëmjen e djeshme.

Në një komunikim me mediet Tare është shprehur se fitorja është e të gjithëve,pasi është arritur nga të gjithë bashkë.

“E ndërtuam të gjithë bashkë, prandaj është fitorja e një grupi të madh. Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë. Me kalimin e kohës ndikojnë shumë gjëra, por kur je i bindur se ke bërë një punë të mirë ke besim te rezultatet. Ky trofe është shumë i rëndësishëm, është konfirmimi i një skuadre të mrekullueshme”.-tha ai.

Shqiptari ka përgëzuar trajnerin e lojtarët, por edhe nuk ka harruar të thumbojë ata persona që sipas tij kujtohen për ekipin vetëm në fitore, ndërsa në momente të vështira zhduken.

“Merita është e trajnerit Inzaghi dhe e stafit të tij. Ata e dinë si t’i sistemojnë gjërat si në momentet negative dhe në ato pozitive. Është një trofe që dua t’ua dedikoj edhe atyre kërpudhave që dalin pas shiut. Kjo fitore është edhe për ata, që të mos të dalin vetëm kur fitojmë por edhe kur humbim, sepse skuadra ka nevojë për njerëzit e saj sidomos në këto momente”-deklaroi Igli Tare./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

“PS synon mbi 80 mandate më 11 maj”, Rama: Vlonjatë, dilni në votime!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte takimin përmbyllës elektoral në Vlorë, ku në hapje të fjalës së tij...

LaCivita-demokratëve: Ju rrëzuat monumentin e Stalinit, tani duhet të rrëzoni Edi Ramën

Chris LaCivita: Disa miq tëmi në SHBA po festojnë një ditëlindje të rëndësishme sot. Suzi gëzuar ditëlindjen. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu,...

LDK denoncon Vetëvendosjen dhe gjithë ish-ministrat për keqpërdorim të pozitës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale të Republikës disa kallëzime penale, që akuzojnë partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje. Në këtë akuzë...

Zgjedhja e Papës së ri të Vatikanit, mijëra besimtarë festojnë në Sheshin e Shën Pjetrit

Festimet kanë filluar në Sheshin e Shën Pjetrit, pasi tymi i bardhë u ngrit nga Kapela Sistine dhe kambanat e Shën Pjetrit ranë duke...

Zgjidhja e Papës!/ Çfarë pritet të ndodhë pas shfaqjes së tymit të bardhë

Por, çfarë ndodh pas këtij njoftimi të shumë pritur nga mijëra besimtarë në të gjithë botën? Pasi një kardinal ka arritur 89 vota, që janë...

Lajme të tjera

Web TV