PSG i pamëshirshëm ndaj Maccabit, Benfica “shkelmon” Juven jashtë Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG ka shënuar fitore ndaj Maccabi Haifas me rezultat 7-2 në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje po shkëlqen Lionel Messi që ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhurojë një asistim.

Ndeshjen e hapi pikërisht Messi që shënoi në minutën e 19-të për 1-0, me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Golin e dytë në ndeshjen e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 32-të (2-0).

Pas tre minutash Messi asistoi për Neymar që shënoi për 3-0.

Mysafirët arritën të shënonin në minutën e 38-të për 3-1 me golin e Abdoulaye Seck.

Krejt pa u mbyllur pjesa e parë Messi edhe njëherë shënoi, duke dhuruar spektakël me një goditje të bukur për 4-1.

Abdoulaye Seck arriti të shënojë për 4-2 me të filluar pjesa e dytë.

Kylian Mbappe ktheu epërsinë prej dy golash me golin e Kylian Mbappe në minutën e 64-të për 5-2.

Shon Goldberg gaboi portën kur shënoi autogol për 6-2 në minutën e 67-të.

PSG ka mundur të shënojë më shumë gola, por nuk ishin të saktë në disa raste.

Krejt në fund Carlos Soler shënoi për 7-2 për të treguar superioritetin e madh që kishin francezët.

PSG ka 11 pikë, aq sa Benfica që është në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, Juventus është përshëndetur me Champions League që në fazën e grupeve pas humbjes 4-3 ndaj Benficës në Portugali. Kjo disfatë bën që ekipi i Maximilliano Allegrit të ketë vetëm 3 pikë, ndërsa vendet e para një xhiro para fundit kanë grumbulluar nga 11 pikë (Grupi H).

Andre Silva befasoi “Zonjën e Vjetër” pas vetëm 17 minutash lojë, ndërsa Vlahovic nuk vonoi shumë për të vendosur ekuilibrat. Ish-interisti Joao Mario tregohet gjakftohtë nga pika e bardhë në minutën e 28-të, ndërsa në të 35-tën dhe të 50-tën  Rafa Silva i jep goditjen e rëndë miqve torinez me dopietën e tij. Milik dhe McKennie çuan shifrat në 4-3 (77’, 80’), gola ngushëllimi dhe për statistikë, pasi në fund të fundit skuadra italiane u desh të dilte me kokën ulur nga stadiumi.

Të fundit

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Lajme të tjera

Web TV