Miratohet Qeveria e re e Serbisë, Bërnabiç merr detyrën sërish si kryeministre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti i Serbisë ka votuar të mërkurën për Qeverinë e re, e cila do të ketë prioritet investimet në infrastrukturën e energjisë dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kabineti i ri do të ketë në krye Ana Bërnabiçin, e cila ka pasur rolin e kryeministres edhe në dy qeveritë e kaluara.

Qeveria e re do të ketë 28 ministra, kryesisht nga Partia Progresive Serbe dhe Socialistët.

Për Qeverinë e re kanë votuar 157 deputetë, nga 250 sa janë në total.

Deputetet e opozitës kanë votuar kundër kabinetit të ri qeveritar, duke thënë se Qeveria e re është shumë e madhe dhe e shtrenjtë.

Gjatë adresimit të saj, Bërnabiç ka thënë se Qeveria e re planifikon të investojë 12 miliardë euro në projekte të energjisë, duke përfshirë gazsjellës dhe tubacione nafte, si dhe që të rrisë kapacitetet e prodhimit të energjisë.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian përbën “destinacion strategjik” për Serbinë.

Në exposenë e saj, Bërnabiç ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog me Kosovën, mirëpo “para marrëveshjeve të reja për normalizim, duhet të miratohen plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 3 prill.

Rezultat përfundimtare janë bërë publike më 5 korrik, për shkak të përsëritjes së procesit zgjedhor në jug të Serbisë./ REL

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV