Henri Çili dhe 29 të tjerë dalin sot para Gjykatës, njihen me masën e sigurisë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, në orën 12:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore në gjykatën e Përmetit për të dhënë masën e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, ku mes tyre janë edhe botuesi i njohur Henri Çili dhe biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra.

Hetimi i cili kishte nisur që në shtatorin e vitit të kaluar, për “Falsifikim të kartëmonedhave” bëri që shumë persona të përfundonin pas hekurave.

Gjatë hetimit policia dhe prokuroria ra edhe në gjurmët e Henri Çilit i cili akuzohet për ndikim në Gjykatën e Lartë për përshpejtimin e gjykimit për dy dosje të dy të dënuarve përjetë, me qëllim që ato të gjykoheshin në 50 dosjet e para.

Sipas policisë, dy rastet kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të ndikojë tek autoritetet e drejtësisë lidhen me lirimin e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko, për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015 në Lazarat, Ibrahim Basha, si dhe për lirimin e  Feti Yzeiraj i dënuar për vrasjen e Shefo Durajt, në shenjë hakmarrje pasi babai i tij, Llane Duraj i kishte vrarë gjyshin në ‘68-ën.

Të dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe si relator kanë Ardian Dvoranin, i cili është iu vetmi gjyqtar që ka mbetur në këtë institucion. Dvorani është aktualisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ana e tij, Dvorani e ka mohuar të ketë pasur një takim me Henri Çilin për këtë çështje.

Henri Çili akuzohet për një sërë veprash penale, si “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh!

Një ditë pas arrestimit, botuesi dhe pedagogu Henri Çili ka folur për oficerët e Policisë Gjyqësore, ndërsa ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë, në një orë e gjysmë seancë me pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar. Mes të tjerash, ai ka thënë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Ndërkaq, ditën e djeshme është arrestuar edhe administratori i pronave të Henri Çilit, Betim Shkupi, i cili së bashku me Aristidh Çolin e kanë çuar në 30 numrin e të arrestuarave.

Të fundit

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së...

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

Lajme të tjera

Web TV