“Bileta 2 mijë euro”, Berisha: Kur isha kryeministër, s’kam udhëtuar kurrë me charter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Sali Berisha, ka reaguar sërish pas të publikimit të të dhënave të Edi Ramës nga hakerët. Ata nxorën të dhënat e sistemit TIMS dhe figuron se kryeministri ka kryer qindra udhëtime me avion Charter.

Në një bashkëbisedim me gazetarët ai iu rikthye sërish temës, duke u ankuar se kur ka qenë kryeministër ai nuk ka udhëtuar asnjëherë me çarter.

Berisha tha se në kohën kur ai ishte kryeministër, ai dhe delegacioni kanë udhëtuar me avionët e linjave të cilët niseshin në orën 3 të mëngjesit dhe ktheheshin më pas në orën 12 të natës.

“Kishte një buxhet të caktuar, kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare, ministrat vetëm me linjë tregtare dhe asnjë me clas të parë. Mund të jenë parë 3-4 herë charter kur për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca biznesi ku bileta e kryeministrit ka kushtuar max 2 mijë euro apo 1500 euro dhe ka paguar secili biletën e vetë. Kryeministri me familjen e tij nuk ka udhëtuar kurrë me charter.

Dhe ato udhëtime me charter mund të jenë 6 raste, por asnjëherë delegacioni i kryeministrit dhe charteri bosh. Janë paguar bileta, mund të ketë shkuar pak më shtrenjt, por kurrë vetëm delegacioni apo vetëm kryeminsitri nuk ka ndodhur kurrë.

Gjatë kohës që kam qenë kryeministër, ka ndodhur 2 herë kur kam qenë president sepse ka patur një rast që dueht të paraqitesha diku dhe kaq. Nuk mund të jetë ajo, ka etikë, kriterë, ja ku i ke linjat, cohu dhe shko ku të duash. Rregulli ka qenë merrnim linjat e 3 të natës dhe vinim në 12. Të tilla janë linjat”, tha Berisha.

Të fundit

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Zjarret në Ballkan, mijëra hektarë tokë në flakë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit "BG Alert". Deri tani...

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë floriri. Kjo shtatore u vendos...

Lajme të tjera

Web TV