Futbollisti i Monza-s tregon makthin: “Pashë një person të vdiste para meje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i Monzas, Pablo Mari, ka thënë se është ‘me fat’ që është gjallë pasi i mbijetoi një sulmi me thikë në një supermarket të Milanos ditën e djeshme, pasi ai iu nënshtrua me sukses operacionit sot.

Mbrojtësi, i huazuar te klubi italian Monza nga skuadra angleze, ishte një nga pesë të plagosurit në incidentin që nododhi mbrëmë, ndërsa një person tjetër u vra në supermarketin e linjës Carrefour në qendrën tregtare Milanofiori di Assago.

29-vjeçari tha për Gazzetta dello Sport: “Sot isha me fat,pashë një person të vdiste para meje”.

Mari iu nënshtrua një procedure në spitalin Niguarda të Milanos pasi u plagos në shpinë ndërsa bënte pazar me gruan dhe djalin e tij dhe raportohet se ai do të qëndrojë në spital për dy deri në tre ditë, tha klubi i Monza-s, duke shtuar: “Gjithçka është në rregull tani”.

Sportisti qëndronte pranë gruas Veronica dhe kishte djalin 4-vjeçar Pablo në një karrocë përpara tij, kur ai ‘ndjeu diçka të dhimbshme’ dhe kuptoi se ishte goditur me thikë, tha  administratori i klubit, Adriano Galliani.

Ai shtoi se lojtari spanjoll kishte fat, sepse sipas tij i shpëtoi dëmtimit në organet jetësore për shkak të gjatësisë së tij trupore.

Sulmi ndodhi rreth orës 18:30 të së enjtes kur një 46-vjeçar, që besohet se kishte probleme të shëndetit mendor rrëmbeu një thikë nga raftet në një supermarket dhe filloi të sulmonte njerëzit me të.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV