Sadio Mane flet për periudhën e mirë që po kalon tek Bayerni: “Ja çfarë bëjë çdo ditë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sadio Mane është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një person i rrallë. Senegalezi i dha fund aventurës 6-vjeçare me Liverpoolin në verë dhe zgjodhi të vijonte karrierën te Bayern Munchen.

Sulmuesi është përshtatur për mrekulli tek ekipi i Nagelsmann dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 11 gola dhe 3 asiste në gjithë kompeticionet.

Fitorja 6-2 ndaj Mainz, aty ku regjistroi një gol dhe dy asiste, ka ngjitur bavarezët përkohësisht në krye të renditjes, ndërkohë që Mane vijon të shfaqet i përulur dhe modest.

Edhe pse ka 30 vite mbi supe, goleadori afrikan deklaroi për Kicker se ai gjithmonë tenton të përmirësohet dhe të rrisë rendimentin e tij.

“Unë jam një lojtar që punon për ekipin Gjithmonë përpiqem të shënoj, dhuroj asiste dhe të fitoj ndeshje. Por, unë e di që mund të përmirësohem gjithmonë, në çdo aspekt, mund të jap edhe më shumë nga vetja.

Mendoj se mund të përmirësohem ende shumë në lojën time, në të dy fazat e lojës: si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Si skuadër jemi në rrugën e duhur, javët e fundit kanë qenë shumë pozitive për ne, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort dhe të jemi të përqendruar”, deklaroi Sadio Mane.

Të fundit

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend...

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Nga Skënder Minxhozi Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar...

LAJM I FUNDIT/ Djali plagos nënën e tij me thikë në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij. Sipas...

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite të së shtunës. Epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë,...

Në 6 muaj, Shqipërinë e vizituan rreth 150 mijë italianë, 4,7 mln turistë dhe 5 mld €

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria tejkaloi 4.7 milionë turistë, duke gjeneruar 5 miliardë euro në aktivitet ekonomik për ekonominë...

Lajme të tjera

Web TV