Zgjedhjet në Brazil, Majtisti Lula da Silva fiton ndaj presidentit Jair Bolsonaro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majtisti Luis Inacio Lula da Silva fitoi të dielën ndaj presidentit Jair Bolsonaro në raundin e dytë të zgjedhjeve që shënojnë një rikthim spektakolar për zotin Lula dhe fundin e qeverisë më të djathtë të Brazilit në dekada.

Zoti Lula fitoi 50.9% të votave krahasuar me 49.1% për presidentin Bolsonaro, tha Gjykata e Lartë Zgjedhore, duke shpallur ish-presidentin Lula fitues. Inaugurimi i 77-vjeçarit Lula do të bëhet më 1 janar.

Rezultati i votimeve ishte një kritikë për populizmin e zjarrtë të së djathtës së skajshme të zotit Bolsonaro. 67 vjeçari Bolsonaro, i cili prej vitesh ka bërë pretendime të pabaza se sistemi i votimit në Brazil është i ekspozuar ndaj manipulimeve, nuk është shprehur për rezultatin.

Burimet i thanë agjencisë Reuters se autoritetet zgjedhore po përgatiten që ai ta kundërshtojë rezultatin, dhe po marrin masa sigurie në rast se mbështetësit e tij do të organizojnë protesta.

“Demokraci,” shkroi zoti Lula në Twitter.

Ai u përshëndet nga përkrahësit e entusiazmuar në një tubim në Sao Paulo përpara se të mbante një fjalim.

Udhëheqësit duke filluar nga Presidenti amerikan Joe Biden, Emmanuel Macron i Francës dhe Alberto Fernandez i Argjentinës i dërguan zotit Lula mesazhe urimi.

Presidenti i ardhshëm është zotuar për një rikthim të rritjes ekonomike nën drejtimin e shtetit dhe politika sociale që ndihmuan në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria kur ai ishte president nga viti 2003 në 2010. Ai gjithashtu premton të luftojë shkatërrimin e pyjeve tropikale të Amazonës dhe ta bëjnë Brazilin një udhëheqës në bisedimet globale për klimën.

Një ish-udhëheqës sindikatash i lindur në varfëri, zoti Lula organizoi greva kundër qeverisë ushtarake të Brazilit në vitet 1970. Presidenca e tij me dy mandate u sshoqërua nga një bum ekonomik dhe ai u largua nga posti me një popullaritet rekord.

Lexo edhe :  18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Megjithatë, Partia e tij e Punëtorëve vuajti më pas pasojat e një recesioni të thellë dhe një skandal korrupsioni për shkak të të cilit ai u burgos për 19 muaj nën akuzat për ryshfet, të cilat u rrëzuan nga Gjykata e Lartë vitin e kaluar.

Në mandatin e tij të tretë, Lula do të përballet me një ekonomi të ngadalësuar, kufizime më të forta buxhetore dhe një legjislaturë më të ashpër. Aleatët e zotit Bolsonaro formojnë bllokun më të madh në Kongres pasi zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji nxorrën në pah forcën e qëndrueshme të koalicionit të tij konservator.

Presidenti Bolsonaro ka bërë vazhdimisht pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore dhe vitin e kaluar është shprehur hapur se do të refuzojë rezultatet e votimit./VOA

Të fundit

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e...

Lajme të tjera

Web TV