Stefano Pioli kritikon lojtarët pas humbjes ndaj Torinos: “Nuk iu bindën skemave të mija”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani ka pësuar humbje nga Torino pas një serie prej katër fitoreve radhazi në kampionat.

Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat 2-1 duke mbetur gjashtë pikë mbrapa liderit të kampionatit Napoli.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka kritikuar futbollistët e tij për humbjen, teksa ka thënë se Torino e meritoi plotësisht fitoren.

“Pësuam dy gola shumë shpejtë dhe u demoralizuam totalisht. Ne u përpoqëm te reagonim, por nuk ishim mjaftueshëm cinik. Lojtarët nuk u bindën skemave që u kërkova”.

“Torino bëri një ndeshje të mirë, na vendosi në vështirësi dhe e meritoi. Sulmi nuk funksionoi siç unë doja dhe kishim pak thellësi, sidomos në pjesën e dytë”, tha Pioli.

Tutje Pioli foli edhe për ndeshjen e ardhshme që Milani e luan në mesjavë ndaj Salzburgut, ku i duhet fitorja ose barazimi për të kaluar në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Do të qëndrojmë në Millanello, sepse duhet të dalim direkt nga ky moment, për të lënë pas këtë humbje. Duhet të shkojmë me mentalitetin e duhur ndaj Salzburgut dhe duhet të kualifikohemi, këtë e kanë të qartë edhe lojtarët”, deklaroi Pioli.

Të fundit

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht....

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka fjetur mëndjen. Edhe 4 vjet...

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me...

Lajme të tjera

Web TV