Beteja për Kavajën, një tjetër demokrat hyn në Primare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ish-kreut të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja, i cili shpalli kandidaturën për të hyrë në Primare më 31 tetor, sot një tjetër demokrat ka shprehur dëshirën për të kandiduar.

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja, përmes një postimi në Facebook, bën me dije se do të hyjë në garë për bashkinë e Kavajës përmes primareve që do të zhvillohen në PD.

Sipas tija, situata në të cilën ndodhet vendi është dramatike dhe ndryshimi duhet të vijë vetëm me angazhim.

Statusi i plotë

“Të dashur miq!
Banorë të Bashkisë së Kavajës. Dua të ndaj me ju vendimin që kam marrë për t’u futur në garën për Bashkinë e Kavajës, përmes primareve që do të zhvillohen në Partinë Demokratike.
Situata ku ndodhet sot gjithë vendi, por sidomos Bashkia jonë, është dramatike. Ndryshimi mund të vijë vetëm me angazhim, vetëm duke u bërë pjesë e përpjekjes për të mos i lënë gjërat në këtë rrokullisje çdo ditë e më keq. Në këto kushte, unë vendosa të bëhem pjesë e ketij proçesi , të jap kontributin tim, duke hyrë në këtë garë, ku jam i sigurt se do te dalim te gjithe te fituar.
Asgjë nuk do të ndryshojë nëse secili qëndron duke bërë sehir.
E ndjej se mund të shërbej, mund të ndihmoj qytetin tim, ku kam lindur, ku kam familjen, e ku po rris dhe djalin tim. Kam bindjen se mund t’i shërbej me përulësi banorëve të mrekullueshëm të Njësive Administrative Golem, Synej, Luz i vogël dhe Helmas. Dua të jemi zëri i qindra mijëra emigrantëve Kavajas, kudo që ndodhen jashtë vendit, duke krijuar ura të sinqerta bashkëpunimi në interes të zhvillimit dhe prosperitetit të Bashkise sonë. Përgjegjësive nuk i kam ikur asnjëherë, edhe kur kam qënë më i ri.
Të marrësh sot përgjegjësi për të hyrë në një garë, me synimin për të përmirësuar gjendjen, e për t’i shërbyer qytetarëve, është angazhim fisnik. Unë vetë do ta vlerësoj këtë nisëm tek çdokush.
Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur këto vite me Kavajën. Eshtë bërë eskperimenti më i keq i rilindjes. U premtua se do të shndërrohej në Venecia me lundrim e me varka, sot kemi një Bashki të falimentuar. Të falimentuar zyrtarisht. Sepse, një model i dështuar, nuk sjell tjetër përvecse dështimin e radhes.
E kjo e ka zanafillën tek shmangja e votës dhe shmangja e llogaridhënies.
Kujt i jep llogari sot kryetari i Bashkisë? A ndihet ai nën detyrim para qytetarëve dhe banorëve të Kavajës për mungesën e investimeve, për hapësirat që nuk janë, për lulishtet që nuk ekzistojnë, për plazhet e papastruara, për sherbimet qe nuk ofrohen, për kopshtet e çerdhet që na duhen? Për taksat e rritura, për gjobat, për asfiksimin e biznesit të vogël?
Nuk ndihet përgjegjës sepse nuk është votuar, thjesht ka marrë një zyrë që është ndarë si plaçkë në Tiranë, nga bosi i madh i rilindjes. Ndaj janë shumë të rëndësishme primaret që po zhvillohen në PD, sepse është kthim tek themeli, tek vota, tek kontrata me njerëzit. Pra, përpara se të kërkojmë besimin e mbarë qytetarëve, fillimisht ne luftojmë, garojmë për besimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD.
Kjo e rrit dyfish përgjegjësinë, dhe llogaridhënien nesër. Jam gati të marr përgjegjësi, me bindjen e palëkundur se ka shumë për të bërë për qytetin dhe zonat rurale , me nje objektiv te qartë për t’i dhënë qytetarëve tanë shërbime cilësore, të harmonizuara, kudo ku banojnë qytetarët tanë dhe në këtë kontekst unë kam shumë për të dhënë, për të dëshmuar që do t’i qendroj besnik angazhimeve t” marra para Jush, duke punuar me Ju, me dedikim dhe ndershmëri. E dua Kavajën dhe i di mirë plagët dhe dhimbjet e saj.
Askush nuk bën dot mrekulli dhe nuk e shndërron gjendjen brenda natës. Unë ju garantoj se kam vullnetin për të punuar çdo orë, pa ndërpreje, cdo ditë të jetës time për të zgjidhur problematikat, e për të bërë të mundur që qyteti të ecë përpara me energjinë e vet dhe me mbështetjen e padiskutueshme të Bashkisë dhe zyrës së Kryetarit.
Çdo gje në shërbim të qytetarëve, çdo gjë në shërbim të Kavajës. Me projekte, me plane konkrete do ta rikthejmë qytetin në lavdinë që i takon, do të krijojmë një mjedis ku njerëzit të kenë mundësi të rriten, të ecin përpara, të krijojnë diçka të tyren, e të mos mendojnë vetëm për të ikur.
Besoj shumë tek gjykimi i sprovuar i anëtarëve dhe simpatizantëve të PD dhe jam i bindur se në fund të këtij procesi, do të jemi më të fortë dhe më të bashkuar.”

Të fundit

Si arritën autoritetet shqiptare të kalonin pa incidente ndeshjen me Serbinë?

Brenda “Arenës Kombëtare”, mbi 20,000 tifozë mbajtën frymën dhe përqendruan çdo grimcë vëmendjeje tek Rey Manaj. Jashtë, mijëra të...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar!

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën “Arbën Xhaferi” në Vitia të Kosovës. Nga ky aksident ka ndërruar jetë një 22-vjeçar. Autoritetet nuk kanë...

Europa shqetësohet për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë...

Sekretari i NATO-s: Investoni në mbrojtje ose filloni të mësoni rusisht

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend anëtar, si dhe për shpenzimin e 5 për qind...

Frika nga Rusia, Gjermania planifikon shtim të bunkerëve

Gjermania po bën plane për të zgjeruar me shpejtësi rrjetin e saj të bunkerëve dhe strehimoreve të papërshkueshme nga bombat, ka thënë zyrtari më...

Lajme të tjera

Web TV