Akuzat në Britani për shqiptarët, mediat ndërkombëtare jehonë reagimit të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama reagoi me një shkrim në Twitter pas lajmeve në mediat britanike lidhur me emigrantët shqiptarë. Rama tha se Britania nuk duhet të bëjë retorikë krimi “që përfundon duke dënuar të pafajshmit”, por e fton të marrë shembullin e Gjermanisë që “shtrëngoi” sistemet e saj për emigrantët.

Reagimi i tij ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.

“Britania synon shqiptarët për të justifikuar dështimet e politikave, thotë kryeministri i vendit” është titulli i prestigjiozes ‘The Guardian’.

“Kriza e migrantëve/ Kryeministri shqiptar i thotë Britanisë që ‘të mos fajësojë njerëzit tanë punëtorë’”, shkuan ‘The Times’.

“Ndaloni së diskriminimi ndaj shqiptarëve”, i thotë qeverisë britanike kryeministri i vendit Edi Rama”, është titulli i ‘Sky News’…janë këto disa nga titujt e mediave prestigjioze ndërkombëtare, të cilat kanë pasqyruar përgjigjen e kryeministrit Edi Rama ndaj politikanes britanike Suella Braverman kundër emigrantëve shqiptarë.

“Kryeministri shqiptar ka akuzuar qeverinë e Rishi Sunak se po përdor qytetarët e vendit të tij si koka turku për politikat e dështuara të emigracionit pas komenteve kritike të Suella Braverman për azilkërkuesit shqiptarë. Edi Rama shkroi se Britania e Madhe po sulmonte në mënyrë të rremë shqiptarët “si shkaku i krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare”. Në një seri postimesh në Twitter, ai i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar që “të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin [kundër] shqiptarëve”, shkruan ‘The Guardian’.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ‘The Times’.

“Kryeministri i Shqipërisë ka dënuar retorikën kundër emigrantëve të Suella Braverman dhe tha se Britania duhet ta trajtojë vendin e tij me “respekt” nëse dëshiron të arrijë një marrëveshje kthimi. Edi Rama tha se ishte “çmenduri” të fajësosh emigrantët shqiptarë si shkakun e krimit të Britanisë dhe problemeve kufitare. Ai e sulmoi Braverman-in për gjuhën që ajo përdori këtë javë kur ajo e përshkroi krizën e emigrantëve në Channel si një “pushtim” dhe e akuzoi atë duke përdorur “retorikë të lehtë” për të fshehur dështimet e politikave”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e tyre.

Të fundit

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Kur vjen paqja në Ukrainë? Presidenti i Finlandës bën parashikim

Presidenti i Finlandës thotë se po bëhet përparim në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por paralajmëroi se nuk ishte optimist për një marrëveshje paqeje...

Igli Tare ndryshoi totalisht Milanin, a e dini sa yje kanë mbetur nga vjet?

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani. "Djalli" ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq sa numerikisht tashmë ka ruajtur...

‘Breshëri’ dronësh drejt Kievit, Rusia nuk ndalet

Forcat ajrore të Kievit thonë se Rusia ka qëlluar 53 dronë drejt Ukrainës sot gjatë sulmeve gjatë ditës. Sipas mediave të huaja, këtë mëngjes është...

Lajme të tjera

Web TV