“Milani në parajsë”/ Ja titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga La Gazzetta dello Sport, te Corriere dello Sport dhe TuttoSport: ja titujt kryesorë në faqet e para të gazetave sportive italiane dhe të huaja për ditën e sotme.

“Milani në parajsë” është titulli i gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”. Rossonerët arrijnë kështu kualifikimin për në raundin tjetër pas 9 vitesh mungesë në fazën e eliminimeve direkt në Champions.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” hapet me titullin: “Giroud i Italisë”. Bomberi francez u shpall “Man of the Match” pas dopietës së realizuar.

“Në Europë me Fede-n” shkruan gazeta “Tuttosport”, me Juven që ngushëllohet me faktin që Federico Chiesa është rikthyer në fushën e lojës pas plot 10 muajsh dhe pritet të jetë deçiziv për bardhezinjtë në rrugëtimin e tyre të ri në Europa League.

 

Në Spanjë, gazeta prestigjioze “Sport” hapet me titullin kryesor: Negociata me Jorginhon. Mesfushori italian i Chelsea-t është drejt përfundimit të kontratës dhe kjo gjë duket se ka vënë në lëvizje jo pak ekipe të Europës, me Barçën dhe Milanin dy prej të interesuarve.

Në Angli, gjithë vëmendja duket se është tek talenti i Dortmundit, Jude Bellingham. “Paguajeni Jude”, është titulli kryesor i gazetës britanike “Mirror Sport”. Disa prej klubeve më të mëdha si Manchester United, Manchester Cigty dhe Liverpool janë të gatshëm të paguajnë rreth 100 mln euro për shërbimet e mesfushorit anglez.

Të fundit

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Lajme të tjera

Web TV