Pse mungoi Vuçiç? Kurti ‘thumbon’ Ramën nga Berlini: Mbase dikujt tjetër i mungoi, mua jo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Samitit në Berlin, ka folur për mediat, lidhur me propozimin franko-gjerman, çështjen e targave, dhe jo vetëm.

Kreu i Qeverisë është pyetur për mungesën e Aleksander Vuçiçit në këtë organizim ku edhe janë nënshkruar tri marrëveshje. Kurti ka thënë se nuk e di arsyen pse Vuçiç nuk ka marrë pjesë në Samit, ndërsa ka shtuar se nuk është që i ka munguar dikujt.

“Nuk e di Pse nuk ka ardhur për besë edhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”, ka thënë Kurti në konferencë për gazetarët.

Kreu i Qeverisë së Kosovës më tej ka thënë se mbase Vuçiç s’ka udhëtuar drejt Berlinit meqë aty pothuajse të gjithë kanë dënuar agresionin rus dhe kjo mund të ketë shkaktuar frikë tek Vuçiçi.

Kurti po ashtu ka thënë se sigurisht që Vuçiç do të ishte i vetmuar në një organizim të tillë.

“Bëhet fjalë për një samit në të cilin qartazi nga pothuajse secili folës dënohej agresioni rus në Ukrainë dhe sidomos çështja me energjinë, ku dihet se gazin e ka shndërruar në armë lufte presidenti despotik Putin. Dhe ka mundësi që për një situatë të tillë është frikësuar që të jetë i pranishëm ku qartazi do të ishte i vetmuar dhe siç ka vepruar si jo rrallë herë ka sakrifikuar dikë tjetër në vend se t’i dalë në ballë detyrës dhe qëndrimit të shtetit ku është president”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV