test

Samiti i radhës në Tiranë/ Rama nga Berlini: Jemi vend me halle, por kemi fituar respekt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se në Shqipëri në datë 6 dhjetor do të mbahet për herë të parë Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura më parë në Shqipëri, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht.

“Sot Shqipërisë iu dha me propozim të kancelarit Scholz, kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i Samitit të ardhshëm. Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet i pari Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura kurrë më parë në Shqipëri, të paimagjinueshme deri disa kohë më parë për t’iu besuar një qeverie të Shqipërisë, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht. Ne mbetemi një vend i vogël, me hallet e problemet tona që duan kohën, durimin e punën tonë për t’u zgjidhur, por ne sot kemi fituar respekt duke u dhënë të gjithëve respekt, por edhe duke kërkuar respekt nga të gjithë.

Lutem çdo ditë që të gjithë ne, shqiptarët, në radhë të parë ata që komunikojnë me botën, politikanë, gazetarë, artistë, sportistë e të tjerë, ta mësojmë nga popuj të tjerë pa humbur akoma kohë të pafundme, se Shqipëria është shtëpia jonë, që nuk shahet kurrë në gjuhë të huaj, por vetëm mbrohet e promovohet për njëmijë e një të mirat e saj. Ndërsa për të metat e mangësitë, dëmtimet e riparimet që ka nevojë, na del e tepron ta bëjmë në shqipen tonë të bukur dhe të pasur”, shkruan Rama.

Të fundit

Facebook dhe Messenger me opsione të reja

Meta ka lëshuar në heshtje Komunitete për Facebook Messenger, pasi ka prezantuar të njëjtën veçori në WhatsApp në vitin...

Raporti global 2024, përkeqësohet hendeku gjinor në Shqipëri

Shqipëria renditet në vendin e 23 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global. Krahasuar me një...

Eksperti: Mishi i kuq do 5 orë të tretet në stomak

Eksperti i industrisë ushqimore Abdyl Sinani, i ftuar në GoodMoring Albania tha se mishit të kuq i duhet 4 deri në 5 orë që...

Nga fillimet në televizion, familja dhe BBV, rrëfimi plot batuta i Ledion Liços

Ledion Liço ishte këtë mbrëmje i ftuar në Top Arena, ku si rrallë herë foli për jetën e tij personale, por pa i kursyer...

Eksperti: Hetimet e SPAK stepin tregun e shitblerjes së pronave

Sinjalet që po vijnë nga tregu i pasurive të patundshme tregojnë se gjatë këtij viti 2024, ka një hezitim të shitblerjes së pronave. Shkak për...

Lajme të tjera

Web TV