“Ju ka marrë malli të ngjisni shkallët e PD?”, Alibeaj i prerë: Seli e uzurpuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se kuorumi i nevojshëm për vendimmarrjet lidhur me zgjedhjet lokale në Kryesinë e mbledhur është plorësuar.

Alibeaj teksa foli për News 24 tha se të pranishëm në mbledhje ishin 18 anëtarë, pasi sipas tij 14 ishin pjesëmarrës fizikisht, ndërsa 4 të tjerë u lidhën online. Ai shtoi se PD do të organizohet për të hyrë në zgjedhje dhe do të përgatitet për gjithçka.

Alibeaj ka deklaruar se selia e PD është një seli e uzurpuar.

Pyetjes së gazetares Merita Haklaj se a e ka marrë malli të ngjisë shkallët e PD, Alibeaj iu përgjigj pa hezitim.

Haklaj: Ju ka marrë malli të ngjisni shkallët e PD?

Alibeaj: Jo dhe e them me dhimbje. Mbledhjet plot tensione që ia befte në mënyrë jo normale një nga deputetët që nuk ishte anëtar i grupit parlamentar, krijonin tension. Seli e zaptuar. Kalojmë tek çështja  e gjykatës. Më 25 mars u dha një vendim që bëhet efektiv sa kohë që nuk ankimohet. Për sa kohë që në të drejtën time ushtrova të drejtën e ankimit, derisa të flasë gjykata duhet të heshtim. Kam kërkuar përshpejtim gjykimit që s’po ndodh.

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Lajme të tjera

Web TV