Puna me turne rrit rrezikun e sëmundjeve të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas hulumtimeve, ndryshimi i orës biologjike mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve cerebrovaskulare me pasoja serioze ,veçanërisht tek gratë. Ndërrimet e orëve të punës janë një domosdoshmëri për shumë profesione, por ato gjithashtu paraqesin një rrezik potencial për shëndetin. Sipas studimit suedez ,ndryshimi i ritmit cirkadian (ora jonë biologjike që rregullon alternimin mes gjumit dhe zgjimit) mund të jetë shkaku i çrregullimeve të ndryshme si sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, sindroma metabolike, obeziteti dhe diabeti. Një meta-analizë mbi ndikimet shëndetësore të mosrregullimit të ritmit cirkadian zbuloi se vdekshmëria dhe rreziku i sëmundshmërisë kardiovaskulare janë 20% më të larta tek punëtorët me turne sesa tek ata pa përvojë pune në turne, me një rritje shtesë të rrezikut prej 7.1%. Studiuesit zbuluan se ndikimet shëndetësore të punës me turne vazhdojnë me kalimin e kohës. Ciklet gjumë-zgjim të minjve që i ishin nënshtruar ndërrimeve të alternuara në studimin e mëparshëm, në fakt, nuk u kthyen në ritmet e rregullta cirkadiane, edhe pas kthimit të tyre në orët normale të punës. Krahasuar me grupin e kontrollit (minjtë që mbajtën një cikël të rregullt ditë-natë gjatë studimit), ata treguan ndryshime të vazhdueshme në ritmet e tyre gjumë-zgjim. Për më tepër, kur ata pësuan goditje në tru, rezultatet e tyre ishin përsëri më të këqija se ato të grupit të kontrollit.

Femrat janë më të rrezikuara se meshkujt

Studimi zbuloi gjithashtu se femrat kishin mundësinë funksionale më të rënda dhe vdekshmëri më të lartë se meshkujt. Të dhënat sugjerojnë se puna me turne ka një ndikim më të madh në shëndetin e grave sesa burrave. “Kjo për shkak se goditja në tru është një faktor rreziku për çmenduri dhe prek në mënyrë disproporcionale gratë e moshuara,” tha Farida Sohrabji, profesore në Departamentin e Neuroshkencës. Punonjësit e turneve mund të kujdesen për orët e tyre të brendshme biologjike duke u përpjekur të kenë një jetë sa më të rregullt, duke mbajtur më pas: një orar të rregullt zgjimi, gjumi dhe vaktesh që nuk ndryshojnë në mënyrë drastike nga dita në ditë, duke shmangur sjelljet që rrisin rrezikun kardiovaskular, të tilla si ngrënia e një diete me yndyrë të lartë, mungesa e aktivitetit fizik të mjaftueshëm, pirja e tepërt e alkoolit dhe pirja e duhanit. Këto këshilla vlejnë për punëtorët me turne, por edhe për të gjithë ata që nuk respektojnë orarin e rregullt gjatë 24 orëve.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV