Nisi si meme për të tallur amerikanët, por ky është ‘shteti më i ri në Europë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U deshën vetëm tre ditë pasi një hartë e fotoshopuar që tregon Listenbourg, një vend imagjinar i futur rastësisht në gadishullin Iberik, u shfaq në mediat sociale në formë shakaje për të tallur amerikanët arriti të pushtonte botën.

Sipas mediave, në fillim, nuk ishte gjë tjetër veçse një tallje ndaj amerikanëve dhe mungesa e supozuar e tyre e njohjes së gjeografisë.

“Jam i sigurt që amerikanët nuk e dinë as emrin e këtij vendi,” tha përdoruesi i Twitter-it Gaspardo më 30 tetor, duke shoqëruar një hartë me një shigjetë të kuqe që tregon pllakën e tokës, e shtuar lirshëm midis Spanjës dhe Portugalisë dhe me ngjyrë jeshile, duke nënkuptuar se ky ishte një vend anëtar i BE-së.

Kush nuk e njeh Listenbourg?”- u përgjigj një përdorues dhe kaq u desh që të lindte një meme dhe postimi të bëhej viral në Twitter.

Në kohën e shkrimit, postimi mblodhi më shumë se 95,000 pëlqime dhe mijëra shpërndarje në Twitter, ndërkohë, disa vendosën ta çojnë shakanë në një nivel tjetër, duke pretenduar se vendi ishte në të vërtetë real. Një hartë satelitore me definicion të lartë zëvendësoi atë origjinale, ndërsa në Reddit, një kanal u shfaq shpejt, duke pretenduar se Listenbourg ka çmimin e tij të madh të Formula 1 dhe se astronautët e tij ishin pjesë e një misioni në Hënë.

Disa e çuan lojën në një tjetër nivel: Ja edhe pasaporta.

Një super meme virale: Njihuni me Listenbourg, ‘shtetin më

Njerëzit në Reddit nisën të shpiknin informacione në dukje reale: si për shembull që Listenbourg ka çmimin më të madh të Formula 1 dhe se astronautët e tij ishin pjesë e një misioni në Hënë.

Një tjetër postim në Twitter pohoi se mbreti i Listenbourg, Listen XV, ishte, në fakt, Mbreti Diell i parë, i cili shkoi në luftë kundër Louis XIV për titullin prestigjioz në 1661.

Lexo edhe :  8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Një super meme virale: Njihuni me Listenbourg, ‘shtetin më

Në YouTube, në një llogari zyrtare të supozuar të qeverisë së Listenbourg, u shfaq himni dhe flamuri kombëtar.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV