Dizzy Gillespie, xhaz artisti “marramendës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bujar Meholli

Xhazi ka vlera. Muzika xhaz bart vlera që shtrihen tej bukurisë dhe finesës së tingujve që lëshon trumbeta, piano, apo bateritë – ato mpleksen në mjetin e fortë artistik/intelektual shërbyestar në luftën e pambarim kundrejt mazoizmit, mendësisë prapanike, racizmit, urrejtjes, mosdurimit. Xhazi është liri, është porta e imagjinatës/fantazisë, surrealizmit që do t’i jap çlirim qenies njerëzore mes ndrydhjeve e vështirësive të jetës së përditshme, triviale. Zaten, fillesat e xhazit janë okazionale, pra, të dirigjiuara nga rrethanat socio-politike, kur afro-amerikanët persekutoheshin, trajtoheshin mynxyrshëm, talleshin e fyheshin, pa pasur të drejtat elementare humane. Qysh prej xhazit të orëve të para, kemi të bëjmë me një dinamizëm muzikor, xhaz-artistë që thyejnë barrierat, tabutë, klishetë, stereotipet, bëjnë muzikë për t’i bashkuar njerëzit, për t’i fisnikëruar, zbutur, për t’i bërë më open-minded, më liberalë, paqësorë e fleksibilë. New Orleans-i që e përshkruan Prévost-i në shekullin e 17-të si vend i zymtë, monoton, pa gjallëri, mes shekujve 19 dhe 20 do të shndërrohet në atdheun e xhazit – ku nëpër bar-kafe, restorante, klube të vogla, nisë të luhet xhaz, pra, muzikë e lirë, eksperimentale, me forma josimetrike, me shumë instrumente, ritëm, liri – kështu kemi hapërdarjen e tij dhe në letërsi, p.sh. me poetë xhaz si Langston Hughes, Marvin Bell, apo me romanin manifest libertin të rinisë amerikane “On the Road” të Jack Kerouac-it që përmban gjithë aradhën e xhazerëve klasikë, mes tyre dhe Dizzy Gillespie-n.

Dizzy Gillespie hyn në fondin e artë të kompozitorëve dhe instrumentistëve të xhazit klasik. I lindur më 1917 si John Birks Gillespie, më i vogli nga shtatë fëmijët e familjes. Qysh fëmijë dallohej me talentin për të përthithur meloditë kishtare që i dëgjonte kur shkonte me të atin që ishte pjesë e bendit të kishës lokale. Kështu Dizzy do të mëson shpejt të luajë në disa instrumente muzikore që i kishte në shtëpi, piano, bateri. Fëmijëria e tij përmban edhe pasazhe të trishta, shembull, kur përjeton fyerje raciste, s’i lejohej të luajë me shokët e tij të bardhë në lagje. Kjo gjendje e nderë kur ngjyra e fytyrës kishte aq rëndësi sa t’i privonte njerëzit nga miqësia dhe të folurit me njëri-tjetrin, shkaktoi habi dhe zhgënjim te Dizzy i ri. Gjithçka primare për të qe muzika. Në shkollë donte të luante në trombon kur mësuesi formoi bendin e shkollës, megjithë vështirësisë për shkak të shtatit të shkurtër ai arriti ta mësojë pas shumë përpjekjeve dhe punës së fortë. Harxhonte shumë kohë duke lozur nëpër instrumente, me faqet e fryra që do të bëhen imazhi tipik i xhaz-artistit të madh të shek. XX, lehtësisht i identifikueshëm. Njashtu dhe me pseudonimin – derisa atje kemi Django Reinhardt-in që me emrin “Django” sikur shenjon diçka elegante, të bukur, muzikale, ritmike – këtu kemi Dizzy-n, emër që e vendosi kur u bë pjesë e grupit të Frank Fairfax-it dhe që ka kuptimin e njëfarë “lartësie & shpejtësie marramendjeje”, ngase në skenë Dizzy është showman i vërtet, muzikant magjepsës, karizmatik, humorist, hokatar spontan, p.sh. kur në skenë i “njofton” gjithë muzikantët e quintet-it të tij mes vete, kjo natyrisht shkakon të qeshura, dhe e bën Dizzy-n krejt të veçantë, të paparashikueshëm.

Lexo edhe :  “Tosca” si 125 vjet më parë në Operën e Romës

Janë fundvitet ’30, konkretisht viti 1937, kur Dizzy zhvendoset në New York në kërkim të mundësive për të çarë përpara drejt një audience më të madhe. Nis turneun me bendin e Teddy Hill-it nëpër vendet evropiane si Franca e Anglia, ku xhazi qe bërë popullor, luhej, jetohej, shijohej, përjetohej. Dizzy Gillespie tashmë qe konsoliduar si instrumentist i shquar i xhazit, loja e tij me grupin e Cab Calloway-it i mundësoi bashkëpunimin me artistët e mëdhenj të xhazit si Charlie Parker, i konsideruar si arkitekt i xhazit modern, Thelonius Monk, e këngëtaren e famshme Ella Fitzgerald; nga kjo kohë kemi zhvillimin e një stili xhazi brenda xhazit me emrin bebop, pionier i të cilit konsiderohet Dizzy që luante me orë të tëra drejt avancimit të tij; eksperimentet me zërin dhe teknikat moderne. Kompozimet e tij janë të shumta, “A night in Tunisia”, “And then she stopped”, “Mmm, Hmm”, “Tin tin deo”, e të tjera. Reputacioni i tij qe rritur ndjeshëm, karakteri voluptiv, loja brilante në trumbetë, kompozimet elegante, plot gjallëri e ritëm, karizmi; ndaj dhe në vitet ’50 qeveria amerikane e dërgon në Lindje si ambasador kulture ku ndikohet nga muzika afro-kubane dhe punon me artistë si Chano Pozo e Arturo Sandoval. Karriera e Dizzy-t, këtij xhaz artisti marramendës, është mbresëlënëse; qindra koncerte, bashkëpunime, incizime, çmime të shumta, deri dhe ylli i tij në Hollywood, 14 grada nderi, Medalja Nacionale e Arteve dhe përfshirja në Jazz Hall of Fame.

Të fundit

Rama: SPAK-u, fryt i vizionit tonë politik, jo i të huajve

Në një deklaratë të gjatë, Kryeministri ka përshkruar angazhimin e Partisë Socialiste në Reformën në Drejtësi, përballjen me akuzat...

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas...

Në punë mund të hasni disa pengesa…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita do të jetë dinamike. Është e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të shmangni reagimet...

“Manita” në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona shkatërron Real Madridin

Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë spektakolare në Arabinë Saudite. Los Blancos...

Lajme të tjera

Web TV