Momenti i sikletshëm, ish-kryeministres britanike nuk i dalin paratë për të paguar drekën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju ka ndodhur ndonjëherë të hani drekë, por vetëm kur mbaroni të kuptoni se keni harruar portofolin, ose se nuk keni para mjaftueshëm? Epo njerëz jemi, edhe ndodh…

Megjithatë, të jesh figurë e njohur, në sytë e kamerave gjithë kohën, e shumëfishon sikletin. Një situatë e tillë i ka ndodhur ish-kryeministres britanike, Liz Truss.

Incidenti ndodhi kur ajo po drekonte me një mikeshë në një restorant në Londër javën e kaluar, ndërsa  u pa nga të gjithë klientët e restorantit pranë saj.

Sipas informacioneve të Daily Mail, kur Truss dhe shoqja e saj përfunduan drekën e tyre, ish-kryeministrja u ofrua të paguante faturën, por karta e saj e debitit u refuzua.

E turpëruar, por edhe e irrituar dukshëm, Liz Truss u përpoq ta të kalonte përsëri kartën, por ajo u refuzua përsëri. Klientët e ulur në tavolinat ngjitur, panë përpjekjet e dështuara të ish-kryeministres për të paguar faturën, si dhe ndërhyrjen e shoqes së saj më pas, për të paguar.

Të pranishmit e vunë re sikletin e saj teksa nuk munguan as batutat se i ishte shkurtuar paga e kryeministres. Sipas raportit të gazetës britanike, në kartë ajo kishte më pak se 20 paund.

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV