Kush garon për kryeqytetin? Mbyllen primaret e PD-së në Tiranë e Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e sotme në orën 20:00 është mbyllur  procesi i marrjes së propozimeve nga anëtarësia për kandidatë për zgjedhjet vendore 2023, si dhe procesi i regjistrimit të simpatizantëve në të gjitha degët e PD, për degët Tiranë dhe Elbasan.

Sakaq, për degën Durrës është vendosur që procesi të shtyhet deri në datë 8 nëntor ora 20.00, ndërsa emrat e kandiduar apo vetëkandiduar do të shpallen ditën e hënë.

Kujtojmë se për Tiranën garojnë Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja.

Njoftimi i zyrës së shtypit i PD:

Duke pasur parasysh interesin e lartë të mediave dhe qytetarëve, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike, sqaron si më poshtë vijon:

Bazuar në informacionin e deritanishëm të ardhur nga Sekretariati i Organizimit, KOKOE njofton që procesi i marrjes së propozimeve nga anëtarësia për kandidatë për zgjedhjet vendore 2023, si dhe procesi i regjistrimit të simpatizantëve në të gjitha degët e PD, ka vijuar intensivisht.

Interesi për Primaret është shumë i madh.

Sot, datë 6 nëntor 2022, ora 20.00 mbyllet procesi i marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan. Për degën Durrës, KOKOE ka vendosur që ky proces të shtyhet deri në datë 8 nëntor 2022, ora 20.00.

Pas orës 20.00, degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fizikisht pranë KOKOE, informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dokumentacionin e dorëzuar pranë tyre në bazë të vendimeve Nr. 11 dt 24.10.2022 dhe Nr. 12 dt 27.1.2022 të cilat dorëzohen pranë KOKOE në selinë qendrore të PD.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga degët, KOKOE do të bëjë publike emrat e kandiduar/vetëkandiduar ditën e hënë.

Lexo edhe :  Ankth te socialistët, pse Rama nuk jep datë për "qeverinë e re"?

KOKOE gjen rastin të falenderojë të gjithë kandidatët e propozuar dhe vetëpropozuar që u bënë pjesë e primareve si ushtrimi më i madh i demokracisë së një Partie polikë si dhe të gjitha strukturat e degëve të PD për angazhimin në organizimin e takimeve në seksione/grupseksione për marrjen e kandidaturave. Komisioni Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE)

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV