Shënoi gol ndaj Interit, Rabiot: “Jam lider tek Juventus, duam titullin kampion”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi fitoi 2-0 ndaj Interit, sfidë që u zhbllokua nga goli i Adrien Rabiot, i treti në Serie A për mesfushorin francez. Ky i fundit deklaroi pas derbit të Italisë se objektivi i bardhezinjve është fitimi i Serie A, edhe pse Napoli kryesues është 10 pikë larg, teksa mohoi në mënyrë kategorike akuzat se lojtarët që do të luajnë në Kupën e Botës po ruhen nga frika e ndonjë dëmtimi.

Ekziston një vendosmëri e madhe në dhomat tona të zhveshjes, jemi të gjithë të bashkuar. Jemi përballur me vështirësi të shumta, por i kemi lënë pas. Ia kemi dalë, pasi ne jemi një ekip që nuk dorëzohet për 90 minuta. Zhvilluam një ndeshje të bukur ndaj Interit.

Fliten shumë gjëra rreth lojtarëve që janë të dëmtuar, njerëzit mendojnë se ka nga ata që nuk duan të luajnë për t’u ruajtur për Botërorin, por nuk është kështu. Ne duam të luajmë, duam të fitojmë titullin kampion, kështu që jemi të përqendruar në maksimum.

Pas katër vitesh këtu, unë ndihem një lider i Juventusit. Për mendimin tim duhet të flasim vetëm në fushë, kjo është ajo që unë dua të bëj”, deklaroi 27-vjeçari francez, i cili është pjekur si lojtar dhe po kthehet në një mesfushor të rëndësishëm te bardhezinjtë e Max Allegrit.

https://youtube.com/shorts/tKoHi6LJZPU?feature=share

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV