Motër e vëlla braktisin shkollën, mësuesi i bullizonte ‘Luga e zezë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiks Fare solli në vëmendjen e të gjithëve një fenomen mjaft të përhapur sot, bullizmin. Fakti bëhet më i rëndë kur këtë bullizim e ushtron një mësues në shkollë.

Motër e vëlla të komunitetit Rom prej një viti kanë braktisur shkollën, sepse mësuesi i quante “Luga e Zezë”.

Flamur Luga ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare dhe tregon se 2 fëmijët e tij në moshë adoleshence si pasojë e bullizimit nga një mësues matematike në shkollë janë detyruar dhe kanë ndërprerë vitin shkollor. Ai tregon se fëmijët e tij kanë kryer vetëm vitin e parë, tani duhet të ishin në vit të dytë, por e lanë në gjysmë. Flamuri tregon se fëmijët i ankoheshin në shtëpi se bullizoheshin nga mësuesi i matematikës. Ai thotë se kërkon që fëmijët të shkojnë në shkollë, pasi është e ardhmja e tyre dhe se njerëzit nuk kanë pse dallohen si të bardhë, të kuq apo të zinj. “Duhet të jenë të gjithë njëlloj“, shprehet ai.

Babai i dy adoleshentëve i drejtohet shkollës ku fëmijët e tij duhej të ishin sot nxënës. Teksa takon drejtorin në një bisedë të shkurtër ky i fundit i thotë se unë kam ardhur në muaji Shkurt të këtij viti dhe në kohën kur shprehin shqetësimin fëmijët e tu ka qenë një drejtues tjetër që sot nuk është më. Por, megjithatë ai i kërkon babait të fëmijëve t’i rikthejë fëmijët në shkollë, pasi do t’i siguronte atij që askush nuk do i bullizonte më. Dhe se prejardhjen e tyre nuk duhet ta kenë aspak kompleks.

Lexo edhe :  Prostitutat në Tiranë, shtohen rastet e infektimit nga HIV/AIDS

Pas mbështetjes së Fiks Fare, fëmijët e familjes Luga pranojnë të shkojnë në shkollë. Bashkë me gazetarët e redaksisë i drejtohen dyerve të shkollës, ku aty takojnë dhe drejtorin. Drejtori merr përsipër  se Alsada dhe Besardi do të jenë nën kujdesin  e tij të vazhdueshëm. Gjithashtu ata do të regjistrohen në vit të parë mjafton të mos bëjnë mungesa.

Të fundit

Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me...

‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën. Në një postim në Telegram, ai i...

Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale...

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke...

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta...

Lajme të tjera

Web TV