Lihet në burg për ngujimin e familjes, Laçi: Fëmijët nuk kishin nevojë për shkollë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gjergj Laçin, të arrestuar dy ditë më parë për ngujimin e familjes së tij në banesë prej 6 vitesh. Në seancë ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë. Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë. Ka pretenduar se është i pafajshëm.

Edhe në deklarimin e dhënë në polici, Laçi mohon të ketë ushtruar dhunë kundër gruas dhe dy djemve të tij të mitur. 52-vjeçari pretendon gjithashtu se fishekët dhe armët e ftohta që iu gjetën në banesë nuk i kishte për të frikësuar familjen e tij.

Në deklarim, Laçi thotë se fishekët i kishte groposur pasi i kishte në zotërim që prej vitit 1997 dhe kishte pasur frikë t’i dorëzonte në polici. Ndërsa thikat i përdor për të shartuar pemët. Ai ka pranuar se nuk punon dhe nuk del fare nga shtëpia, përveç se për të shkuar çdo ditë në xhaminë e Medresesë së Tiranës.

Gjatë kontrollit në banesë, policia thotë se Laçit iu gjetën dy thika dhe një kosore në dhomën e gjumit, ndërsa në bodrumin e banesës private iu gjet e groposur në tokë një fuçi plastike me fishekë të kalibrave të ndryshëm të cilat u sekuestruan.

Të fundit

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e...

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës, pasi ky i fundit e...

Lajme të tjera

Web TV