Joe Biden ngatërron qytetin e Irakut me Kherson-in: Rusia po tërhiqet nga Fallujah-u

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë gabimin e radhës në një nga fjalimet e tij. Sipas raportimeve, nuk mund të mbante mend se nga cili qytet po tërhiqej ushtria ruse në Ukrainë dhe u shpreh se ata po largoheshin nga “Fallujah-u”.

Ky i fundit është një qytet në Irak ku u zhvillua beteja më e përgjakshme në vend, ndërsa ushtria ruse kohët e fundit njoftoi se do të tërhiqej nga qyteti juglindor i Ukrainës, Kherson.

Biden e korrigjoi veten shpejt, duke përmendur gjithashtu Kherson-in, por deklarata u ngatërrua pak.

Në një konferencë shtypi më herët të mërkurën, presidenti tha: “Unë mendoj se konteksti është se pavarësisht nëse po tërhiqen apo jo nga Fallujah- nga qyteti i Khersonit – dhe [forcat ruse] po kthehen përtej lumit në anën lindore të lumit [Dnieper].”

Kujtojmë se lideri i ushtrisë ruse njoftoi dje se forcat do të tërhiqen nga një prej qyteteve të vetme të mëdha që ata pushtuan që nga fillimi i pushtimit.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV