Tayna është një nga artistet që po korr sukses të madh në të gjitha trojet shqiptare. Këngët e saj kanë nisur të dëgjohen kudo, madje edhe nga personazhe me famë ndërkombëtare.
Këtë gjë e tregoi edhe postimi i yllit të Realit, Vinicius Junior në Instagram.
Ky i fundit publikoi në Instastory, pjesë nga kënga e reperes shqiptare, “Sicko” dhe herë pas here i komenton në postimet që ajo bën në Instagram.
Ata ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe tani është radhe e Tayna-s që t’i bëjë një koment publik.
Pasi Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultat 2:0 Tayna ka komentuar në foton e Vinicios dy duar në shenjë përgëzimi.