Njerëzit e Ramush Haradinajt i çojnë Albin Kurtit arkivolin para zyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë. Pas marrjes së postit të ri si kryeministër, Albin Kurti u kritikua nga opozita për punën e tij, kryesisht tek mosmbajtja e premtimit për taksën ndaj Serbisë. Për këtë arsye, akvistët e AKK-së së Ramush Haradinajt, i kanë vendosur para zyrës së tij  një arkivol që simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.

Ndërkohë, vijon seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku po diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe, kui pranishëm është edhe Albin Kurti.

Vetëm pak momente pas këtij gjesti që u bë, deputetja Teuta Haxhiu ka deklaruar se janë arrestuar aktivistët e rinj të kësaj agjensie për veprimin e pahijshëm që bënë.

“Shpreh keqardhje për arrestimin e të rinjve të AAK-së, vetëm pse po kryenin një aktivitet para Kuvendit.”– është shprehur Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Nga mediat kosovare mësohet se vendosja e arkivolit para godinës së Kuvendit të Kosovës është bërë nga aktivistët e AAK-së së Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës.

Të fundit

Zgjedhjet në Gjermani forcojnë euron/ Arrin nivelin më të lartë në dy muaj

Euro u ngjit në mbi 1.05 kundrejt dollarit amerikan më e larta në dy muaj pas zgjedhjeve të mbajtura...

“Papa ndërron jetë”, postimi i rremë krijon panik në rrjet, Vatikani hedh poshtë aludimet

Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike, teksa kreu i Kishës Katolike kaloi një natë të qetë, sipas asaj që raporton vetë Vatikani. Gjithsesi,...

Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit...

Ka fjetur me Mevlanin? Livia: Nuk e kam mohuar që kam ndjenja për të

E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ka qenë Livia Brunga, ish-banorja e “BBV4”, e cila u eliminua primen e kaluar. Livia ka...

3 vite nga agresioni rus ndaj Ukrainës/ Rama: Të mos bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalë përmes lidhjes video Samitit në Kiev, ku liderët e BE u mblodhën për të përkujtuar 3-vjetorin...

Lajme të tjera

Web TV