Duhej një tragjedi për ‘armëpushim’! Mitsotakis ngushëllon Erdoganin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia dhe Greqia kanë prej kohësh mosmarrëveshje, madje shpesh është lakuar edhe mundësia për një konflikt të armatosur.

Megjithatë, u desh një tragjedi si ajo e sotmja në Stamboll, që të ulte pak ‘gjakrat’…

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe për popullin turk për sulmin e tmerrshëm në Turqi.

Kyriakos Mitsotakis shkruan në postimin e tij se ishte i tronditur nga ngjarja dhe se terrorizmi nuk mbështetej nga Greqia.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i sulmit të tmerrshëm në Turqi. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, Presidentin Erdogan dhe popullin turk. Greqia dënon pa mëdyshje çdo formë terrorizmi”.

Nga shpërthimi në Stamboll, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, edhe pse paraprakisht dyshohet për një akt terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen.

Të fundit

Çmenduri në plazh/ Vajzat kapen flokësh me njëra-tjetrën (Video)

Një përleshje masive është regjistruar në plazhin e Odesës së shkatërruar nga lufta në Ukrainë, kur dy vajza të...

Shpërtheu murin e Ambasadës italiane, ndërron jetë Fatos Kaceli

Fatos Kaceli, një ndër djemtë e rinj të Tiranës që shpërthyen muret e ambasadave të huaja në Tiranën e 1990, ka ndërruar jetë. Mesazhet...

Kurti, takim me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti...

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

Në një intervistë për BIRN, ekonomisti Arben Malaj tha se aksioni më shumë mediatik sesa konkret i qeverisë shqiptare ndaj bizneseve të vogla të...

Befasia për “Topin e Artë”, në listë futet lojtari i Serie A!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë është planifikuar për 22 shtator, si gjithmonë në Théâtre du Châtelet në Paris, por zërat...

Lajme të tjera

Web TV