Erdogan provokon sërish Greqinë nga samiti i G20: Mos u ngatërro me ne!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një tjetër deklaratë që për mediat greke është cilësuar si provokim për Greqinë. Në konferencën për shtyp që dha nga samiti i G20 ku po merr pjesë, teksa u pyet për marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë dhe nëse kjo është diskutuar në takimin me presidentin amerikan Joe Biden, Erdogan u përgjigj se “Greqia nuk i njeh kufijtë e saj. Tani jemi fqinjë. Mos u ngatërroni me ne.”.

“Në Greqi ka 2-3 emra që nuk rrinë të qetë, vazhdimisht bëjnë deklarata të tilla, vazhdimisht thonë fjalë të tilla, nuk i dinë kufijtë”, shtoi Erdogan. Presidenti turk në fakt e ka përsëritur kërcënimin e tij me shprehjen “mund të vijmë papritur një natë” duke shtuar se “këto janë fjalë të mira për mua”.

Rexhep Tajip Erdogan iu referua edhe çështjes së ishujve të Egjeut lindor duke thënë “armatosni sa të doni, asnjë nga këto nuk do t’ju sjellë dobi”. “Turqia është këtu, ju do ta dini vendin tuaj. Nëse lexoni historinë dhe të kaluarën, do ta shihni. Të gjithë avionët dhe armët që vijnë nuk do të jenë të dobishme”, tha presidenti turk. Presidenti turk u pyet edhe për reagimin e Greqisë në lidhje me vendimin e Organizatës së Shteteve Turke për t’i dhënë statusin e vëzhguesit pseudoshtetit turk qipriot dhe ai u përgjigj:

“Vendimi i marrë ishte i ligjshëm. Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt dhe të asnjë vendi. Ne do t’u japim përgjigjen e nevojshme atyre vendeve që i qasen çështjes negativisht.”

Të fundit

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Nuk paragjykojnë asnjë, këto janë shenjat më mendjehapura të horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë se e kemi tepruar. Të...

Historia pas logos së Mercedes Benz

Logoja ikonike e Mercedes-Benz, ylli me tre cepa brenda një rrethi, mbart një histori të pasur që pasqyron bashkimin e dy gjigantëve të automobilave:...

Blerja historike e Kanalit të Panamasë nga SHBA

Një grup investitorësh të udhëhequr nga BlackRock, një firmë amerikane e menaxhimit të aseteve, ka rënë dakord të blejë dy porte në Panama në...

Lajme të tjera

Web TV