“Daily Mail” shkruan për fshatin shqiptar: Është i ndërtuar i tëri me paund britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media britanike “Dailymail” ka bërë një reportazh në një fshat të Shqipërisë që është i ndërtuar i gjithi me paratë e emigrantëve që jetojnë në Britani.

Reportazhi është i zhvilluar në fshatin Muzhak të Burrelit, me një popullsi rreth 1,200. Sipas “dailymai” çdo familje në këtë fshat ka të paktën një anëtar familje që jeton në Britani.

Emigrantët me paratë që kanë fituar kanë financuar ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja, duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe me shtëpi luksoze tre katëshe.

Për “mailonline” ka folur edhe, kryebashkiaku Agron Malaj, i cili ka thënë se 2000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat të duken si qytete fantazmë.

“Rajoni ynë ka parë që shumica e njerëzve të largohen dhe të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ata e shohin atë si një vend të mundësive, ata mund të fitojnë një rrogë të mirë ndërsa këtu opsionet për ta janë të kufizuara, tha ai.

“Nuk është e vështirë të kuptosh pse njerëzit duan të largohen nga Burreli dhe zona përreth, duke e pasi paga mesatare javore për ata me fat për të gjetur një punë është 125 paund krahasuar me 640 paund në Britani” shkruan “Dailymail”.

     

Të fundit

Disa tërmete godasin Napolin në zonën pranë vullkanit

Zona përreth qytetit jugor italian të Napolit u godit nga disa tërmete sot në mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar për...

Çela takon Prodën, masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela është takuar ditën e sotme me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela...

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro

Ligji i ri “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përcakton rregullat për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale...

Kjo është Zonja e parë e re e Sirisë, por çfarë dihet deri më tani për të?

Latifa al-Daroubi është zonja e re e parë e Sirisë, ajo është bashkëshortja e Ahmed al-Sharaa, presidenti i përkohshëm i Sirisë pas rrëzimit të...

Pesë gjërat që prindërit nuk duhet t’i diskutojnë para fëmijëve të tyre

Prindërit duhet ta respektojnë fëmijën dhe të vendosin kufij të rreptë midis çështjeve që i shqetësojnë dhe atyre që nuk i shqetësojnë. Psikologët theksojnë se...

Lajme të tjera

Web TV