“Sa të kem frymë do jem kundër”/ Dash Sula: Protesta e 6 dhjetorit nuk është normale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD i ka kërkuar Kryesisë së kësaj force politike që të miratojë 6 dhjetorin si protestën e radhës. Po në këtë ditë në Tiranë do të mbahet një ngjarje historike për Shqipërinë, liderët më të lartë të vendeve europiane dhe të rajonit, do të mblidhen për Samitin BE-Ballkani.

Mirëpo, edhe deputeti i PD Dashnor Sula, në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se është kundër organizimit të protestës.

Sipas tij organizimi në një ditë të tillë është jonormale.

Dashnor Sula: Unë kam qenë pjesëmarrës në të gjitha protestat e opozitës  deri tani. Por kjo protesta e datës 6 dhjetor mendoj që nuk është normale, nuk mund të ndodhi pasi ne jemi shtet demokratik, po aspirojmë për të aderuar drejt BE dhe data 6 dhjetor është dita e mbledhjes së gjithë kryeministrave të BE që janë pjesëmarrës këtu dhe mendoj se nuk do të ishte normale. Për hir të interesave të Shqipërisë do të thoja që një ditë më parë apo më mbrapa nuk do të ndryshonte asgjë. Më vjen keq për një vendim të tillë.

Berisha pretendon se një vendim i tillë është për të sensibilizuar BE për problemet që ka vendi. Ndërkohë nga ana tjetër është parë si përpjekje e Berishës për të treguar se ka mbështetjen e qytetarëve.

Dashnor Sula: Tani jemi në një epokë digjitale që në sekondë informacioni del në të gjitha cepat e botës. E vërteta në çdo moment dhe në çdo kohë vete, nuk është nevoja për këtë moment. Unë e kam thënë në protestë shkoj si qytetar pastaj si politikan. Ky është një moment që nuk do të doja kurrë të kemi një përplasje. Unë jam i vendosur derisa të kem frymë kundër Edi Ramës, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe njeriu sa të ketë frymë.

Të fundit

Nga BE-ja, tek Vatikani! Si po i vihen të gjithë kundër Izraelit

Dje 58 ish-ambasadorë të BE-së dënuan “veprimet çnjerëzore të përditshme të Izraelit ndaj popullit palestinez në Gaza”, duke i...

Rruga e re Ersekë–Leskovik, një urë drejt zhvillimit dhe turizmit në juglindje (VIDEO)

Rruga e re Ersekë – Leskovik, nuk shkurton vetëm distancat por është një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone. Kështu shprehet...

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE) ka bërë me dije se Stacioni i Kontrollit Doganor Mavromati në kufirin greko-shqiptar do të funksionojë...

‘1984’ Nuk ka ndryshuar, por Amerika po

Nga Charlie English Gjeta një kopje të 1984-ës së George Orwell-it në bibliotekën e departamentit të shkencave sociale në Universitetin e Varshavës – një thesar...

Zjarret në Shqipëri i fik shiu! Neutralizohen flakët në Korçë dhe Vlorë

Reshjet e shiut që nisën gjatë natës kanë ndihmuar në përmirësimin e ndjeshëm të situatës me zjarret në Shqipëri. Autoritetet raportojnë se vatrat kryesore...

Lajme të tjera

Web TV