Autoritetet ngrenë alarmin/ Stuhia e rrezikshme e dëborës godet Nju Jorkun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet meteorologjike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për një nga stuhitë më vdekjeprurëse të borës në vitet e fundit në Nju Jork. Reshjet e dendura të borës që goditën disa pjesë të shtetit perëndimor të Nju Jorkut vazhdojnë të premten, me stuhinë që kërcënon të shkaktojë probleme masive.

Reshjet e borës do të sjellin vështirësi në lëvizje, dëmtim të infrastrukturës dhe do të paralizojnë komunitetet më të prekura. Ajri shumë i ftohtë do të shoqërojë këtë ngjarje, me temperatura 20 gradë nën parashikimin normal gjatë fundjavës ”, tha të enjten Shërbimi Meteorologjik i SHBA.

Duke u lutur për kujdes ekstrem nga banorët gjatë fundjavës, guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hokul e përshkroi stuhinë si një ngjarje “të madhe, domethënëse” të reshjeve të borës që mund të jetë po aq kërcënuese për jetën sa stuhia e nëntorit 2014.

“Është ky nivel i borës që po bie me këtë intensitet që po krijon një mungesë të rrezikshme shikueshmërie në rrugë ,” tha Hokul të enjten ndërsa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 11 qarqe .

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV