Politika si “Vajzat e mjegullës”! Namik Dokle: Në jetë, çdonjëri ka pendesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Namik Dokle i ftuar në emisionin Kjo Javë me gazetaren Nisida Tufa, foli për shkëputjen nga politika dhe angazhimin e tij si shkrimtar.

“Politika dhe letërsia janë shumë xheloze dhe për një kohë të caktuar duhet t’i përkushtohesh plotësisht njërës apo tjetrës. Të dyja njëherësh nuk bëhen. Pastaj një politikan kur e lë politikën nuk ka përse të merret më me politikë. Është një shembull ai i Felipe Gonzales në Spanjë, pasi  i bëri 14 vite kryeministër e la politikën, dhe kur e pyetën çfarë bën tani ai tha ; po përpiqem të rikuperoj statusin tim të qytetarit të thjeshtë. U bënë gjashtë vite që kam lënë politikën. Që kur u botua romani i parë filluan pyetjen politike. Kisha deklaruar se nuk kandidoj më dhe më pyesnin çfarë mendon për politikën dhe unë i thashë gjysmën e titullit të romanit tim, “Vajzat e mjegullës”, pra vajzat janë jeta jonë dhe mjegulla politika.

Ne në jetën tonë, çdonjëri ka pendesat e veta, mendon çfarë ka bërë dhe shpesh kujtojmë ngjarje të fëmijërisë. Por kur ndodhin ngjarje tragjike nuk mund të harrohen, dhe njeriu reflekton dhe gjen çfarë ka bërë mirë dhe çfarë jo. Duke shkruar romanin , titulli i punës ishte pendimia…”., ka thënë ai, duke shtuar: “Pavarësisht se Bill Gates tha se para Covid-i jemi të gjithë të barabartë, unë ,mendoj që jemi të barabartë me virusin, por mënyra se si e përjetojmë apo kujdesi që ka një fshatar i Shëngjergjit që është me COVID dhe çfarë kujdesi ka Bill Gates, nuk ka më barazi”.

 

Të fundit

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Lajme të tjera

Web TV