“Do risjell konceptin e Sokol Olldashit”/ Premtimi i Alimehmetit nëse zëvendëson Veliajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Alimehmeti, kandidati për primaret e PD-së për Tiranën ka zhvilluar një takim me demokratët e degës 11.

Ai ka prezantuar dhe rrugën që do të ndjekë nëse bëhet kryebashkiak i kryeqytetit. Ai tha se do të risjellë edhe konceptin e Sokol Olldashit për mekanizimin e ekuilibrit mes përgjegjësive dhe karrierës.

“Unë jam njeri i punës jo i fjalës. Mund t’ju jap linjat e shpejta. Ndërprerja e pacënueshmërisë, transparenca nuk kushton asnjë cent, asnjë kacidhe, por ka një vlerë të paçmueshme.

E dyta, urbanistika është çështje madhore, është një nga sfidat më të vështira që ka Tirana. As kjo nuk arrihet dot vetëm. Nuk arrihet dot përmes unit dhe vetes, por me grup, me grup ekspertësh.

Dhe e fundit taksat, tatimet. Tatimet e fryra, nuk e dimë ku shkojnë ato taksa, ato pagesa.

E fundit, unë do ju risjell një koncept që e keni dëgjuar dhe më parë në 2007 nga i ndjeri zoti Olldashi, ai që është mekanizimi i ekuilibrit mes përgjegjësive dhe karrierës, që bazohet mbi modelin e inventari të një kontributi dhe kontrivuteve të secilit anëtar dhe secilit qytetar. Të shkoj haku tek i zoti. Drejt kësaj mund të shkojmë vetëm bashkë”, theksoi mjeku.

 

Të fundit

A tolerohej prostitucioni në Gjermaninë naziste?

Një pasqyrë historike mbi një kapitull të errët të sistemit të kampeve të përqendrimit Ndërsa ideologjia e Rajhut të Tretë...

Punëtorë që meritojnë dyfishin e pagës, është e pabesueshme çfarë arrijnë në punë!

Në çdo profesion ka njerëz që thjesht bëjnë detyrën e tyre, por ka edhe të tillë që shkojnë shumë përtej saj. Janë ata që nuk...

“Pjerin, nënkryetarët i ke shumë të lodhur!”/ Rama batuta në takimin me kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët në Durrës. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar kritikat e kryeministrit drejtuar kryebashkiakëve, lidhur me...

Kur pësimi i Bashës nuk i bëhet mësim Lapajt

Nga Shpëtim Luku Në historinë politike shqiptare ka disa veprime që për nga absurditeti dhe pasoja, do të mbeten gjatë në kujtesën kolektive. Një prej...

Pensionet, u njihen vitet e punës para 1993 atyre që ju zhdukën dokumentet

Njihen periudhat e punës në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1993 për efekt pensioni edhe kur qytetarët nuk kanë dokumentet e nevojshme. Ligji tashmë ka hyrë...

Lajme të tjera

Web TV