Katar 2022/ Kanadaja dominon sfidën, por në fund triumfon Belgjika (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belgjika e ka nisur me një fitore minimale Botërorin 2022 teksa ka mundur Kanadanë me shifrat 1-0, në një sfidë ku “djajtë e kuq” kanë vuajtur shumë për të siguruar tre pikët dhe për të marrë kreun e grupit.

Pavarësisht formës jo optimale që ka shfaqur së fundmi dhe mungesave, pritej një Belgjikë dominuese ndaj amerikano-veriorëve. Por kanadezët për pak sa nuk bënë çudinë kur fituan shpejt një penallti. Megjithatë, Courtois ia doli të priste goditjen nga pika e bardhë të Alphonso Davies, duke ruajtur portën e paprekur.

Kanadezët kërkuan më shumë lojën sulmuese, por ishin belgët ata që ia dolën të shënonin me një top të gjatë që Batshuayi e shfrytëzoi maksimalisht për të çuar sferën në rrjetë në fundin e pjesës së parë.

https://streamable.com/c5yukp

Në fraksionin e dytë të lojës, Kanadaja diktoi më shumë ritmin e saj duke tentuar që të gjente hapësira. Por Belgjika u mbrojt mirë dhe mbylli me eksperiencë sfidën me fitoren minimale 1-0, duke marrë kreun e grupit e vetme.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV