Dëshmitë tronditëse nga Afganistani: I drogojmë fëmijët e uritur, që t’i zërë gjumi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afganët po u japin fëmijëve të tyre të uritur qetësues dhe valium, të tjerë kanë shitur vajzat dhe organet e tyre për të mbijetuar. Në dimrin e dytë që kur talebanët morën pushtetin dhe fondet e huaja u ngrinë, miliona njerëz janë një hap larg urisë.

“Fëmijët tanë vazhdojnë të qajnë dhe ata nuk flenë. Ne nuk kemi ushqim,” tha Abdul Wahab.

“Kështu që shkojmë në farmaci, marrim kokrra dhe ua japim fëmijëve që të ti vëmë në gjumë,” tha ai.

Abdul është mes një grupi burrash që u mblodhën rreth grupit të xhirimit të BBC. Ata i pyetën, se sa prej tyre u jepnin fëmijëve të tyre për t’i vënë në gjumë.

“Shumë prej nesh, të gjithë ne”, u përgjigjën ata.

Një prej tyre nxorri nga xhepi një pako alprazolam – qetësues që zakonisht përshkruheshin për të trajtuar çrregullimet e ankthit.

Ghulam ka gjashtë fëmijë, më i vogli një vjeç. “Madje ia jap dhe atij”, tha ai.

Të tjerë treguan tableta escilatopram dhe tableta sertraline që thanë se po ua jepnin fëmijëve të tyre. Ato zakonisht përshkruhen për të trajtuar depresionin dhe ankthin.

Mjekët thonë se kur u jepen fëmijëve të vegjël që nuk marrin ushqimin e duhur, ilaçe të tilla mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, së bashku me një sërë problemesh të tjera si lodhja kronike, gjumi dhe çrregullime të sjelljes.

Të fundit

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin...

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!

Jakin Marena Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV