Zvicra e nis me këmbën e mbarë Botërorin duke mposhtur me rezultat minimal Kamerunin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zvicra e ka nisur për mrekulli Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku ka marrë fitoren e parë.

Përfaqësuesja e Zvicrës në ndeshjen e tyre hapëse kanë mposhtur Kamerunin me rezultat minimal 1-0.

Në fakt më mirë ndeshjen e nisën mysafirët ku krijuan dy raste të mira brenda një aksioni për gol, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.

Fillimisht sulmuesi Bryan Muembo goditi direkt në duart e Sommer, derisa nga topi i kthyer u godit nga Toko Ekambi por topi shkoi mbi portë.

Gjithsesi në 45 minutat e para gola nuk pati dhe dy skuadrat shkuan në pushim me rezultat të pastër 0-0.

E pjesa e dytë nisi për mrekulli për Zvicrën, ku në minutën e 48-të gjetën golin.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri bëri një asistim fantastik për Breel Embolon, i cili u gjend bukur në zonë dhe realizoi nga afërsia për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, dy skuadrat krijuan edhe disa raste të mira shënimi, por gola më nuk pati dhe Zvicra mori tre pikët e para në Botëror.

Dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri luajtën titullar në këtë sfidë, derisa ky i fundit u qëndroi në fushë për 72 minuta, ndërkohë Xhaka luajti një ndeshje të plotë. Në bankën rezervë ishte mesfushori tjetër shqiptar Ardon Jashari.

Aktualisht helvetikët janë lider në Grupin G me tre pikë, derisa pritet të zhvillohet në mbrëmje ndeshja Brazil – Serbi.

Ndeshjen e ardhshme Zvicra e zhvillon me Brazilin pas katër ditësh, ndërsa Kameruni përballet me Serbinë.

Të fundit

Cilat janë “gabimet e marra” që bëri Biden për Kosovën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur ditën e sotme çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në...

Izraeli sulmon aeroportin në verilindje të Iranit

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit nuk kanë të ndalur. Ushtria Izraelite së fundmi ka bërë me dije se kanë goditur një avion iranian të...

“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë

Xheneta ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Chanel. Referuar episodit të kaluar dhe një incidenti të...

U fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari: Do i bëj tatuazh në zemër

Levian Goga, emigranti shqiptar që javën e kaluar i kthye ‘heroi i ngjarjes’ në lumin Arahthos në Greqi duke shpëtuar dy fëmijë të moshave...

14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë që nga nisja e sulmeve

Irani ka humbur një tjetër person të profilit të lartë në sektorin e tij bërthamor pas sulmeve izraelite. Agjencia e lajmeve ISNA e Iranit...

Lajme të tjera

Web TV